Ngrohja globale, 2012 vit i vështirë

Pas një viti plot me fenomene klimatike ekstreme, funksionarët federalë dhe ambientalistët amerikanë po e përqendrojnë vëmendjen në ngrohjen globale.

Shumica e shkencëtarëve mendojnë se efekti serë do të provokojë edhe gjatë vitit 2012 përsëritjen e të nxehtit përvëlues të vitit që po lëmë pas. Gjithashtu, pritet rritje e sasisë së reshjeve në disa rajone, thatësirës në disa të tjera, stuhi të forta e përmbytje.

Sipas gazetës “Huffington Post”, e cila citon George Luber, kreu i monitorimit të ndryshimeve klimatike në SHBA, ngrohja globale po vë në rrezik serioz shëndetin publik.

Luber ka prezantuar një aplikacion online, i cili krijon një hartë të fenomeneve ekstreme klimatike, duke lejuar tw studiohet në mënyrë specifike gjeografia e rrezikut.

Ndërsa sipas Mario Giuliacci-t, një tjetër studiues i fushës, deri në vitin 2010, Dielli gjendej në fazën “dembele”, çka bënte që të derdhej mbi planetin tonë më pak energji, duke bërë që gjatë kësaj faze vitet të mos ishin shumë të nxehta. Por fillimi i vitit 2011 ka shënuar edhe fillimin e rritjes së aktivitetit diellor, i cili pritet të arrijë kulmin në vitin 2013.

eshte lajm shqetesues ky !

Ky eshte viti i te gjitha thashethemeve! Permbysje jo permbysje, e lagu se lagu, shkaterrim jo shkaterrim! le te durojme dhe 11 muaj!