Nick Carter: Droga me rrezikoi jeten

Pjesetari i grupit “Backstreet Boys”, Nick Carter ka rrefyer per revisten “People” se alkooli dhe droga i kishin rrezikuar jeten, por fale shtrimit ne nje klinike gjendja e tij tani eshte e mire.

Kengetari qe peshonte 101 kg ka humbur 26 kg, pas kurimit nga cardiomiopatia, (mosfunksionim i muskulit kardiak), qe mund te coje ne vdekje. Pranveren e kaluar pas nje turneu ne Europe, Nick njoftoi se vuante nga shqetesime ne zemer dhe shkoi ne Florida per disa kontrolle mjekesore.

"Gjithnje perdorja droge ne festat ne Hollivud. Nuk me njihnin njerezit. Pastaj e mblodha veten dhe vendosa te ndryshoj”, ka thene Carter. I pyetur per jeten private, kengetari u shpreh se nuk besonte tek martesa.

“Jetoj ne periferi te Nashville, larg Los Anxhelos per te mos u bere pre e tundimit”, tha ai.