....Nje Arsye e Vertet....

Sonte eshte mesnat…nuk me ndodhe shpesh te shkruaj mbremjeve vone…por ndoshta sonte ndihem ndryshe…ne pa mundesi te madhe per tu spjeguar me shume fjale…
Sonte eshte nje nate e fresket vjesht-dimri…duket sikur ky I fundit erdhi menjehere…sic ndodhe zakonisht me disa gjera ne jete….qe vijne furijshem…pa te dhene mundesine te reagosh sic duhet te reagosh…qetesisht ose vrullshem…ama te reagosh…jo te mbytesh me nje trishtim te pa emer qe injektohet Brenda teje!!
Kjo nate duket e bukur gjithsesi…ofron nje qetesi dhe nje freski te munguar…
U bene disa nete qe gjendem ne strehen e fresket te shtepise sime…duke u munduar te qartesoj dallget e fundit e te trazuara qe po kaloj…

Nuk eshte aspak e zakonshme te rendesh drejt nje nate qe duket sikur nuk te foron asgje…por kjo nuk eshte e vertet,kjo nate te ofron shume…freskin…e disa mendime qe nuk mungojne kurr ne ty
Qyteti me duket kaq I qete sonte…as yje nuk shihen ne qiell…ndjej vetem freskin qe me perkedhel frytyren…ashtu qetesisht!
Ndonjehere nuk di cfare duhet te besh…aq me pak cfare rruge duhet te ndjekesh…sepse perpara teje ofrohen mundesi shume pak…e ajo cka mbetet eshte vetem nje rruge…nje rruge te cilen duhet ti dedikosh gjithe qenien tende….nje arsye te vertet….me ne fund nje arsye te vertet per te bindur veten se ja vlen te jetosh…
Ndoshta ne situaten te cilen jam duke perjetuar luhatjet e humorit jane te shpeshta…dhe ndoshta kete do te me duhet ta “vuaj” gjate…
Nuk di cfare ti kerkoj kesaj nate qe nuk te ofron asgje…pervecse disa mendimeve qe cmendur luftojne ne koken tende…
Gjithcka duket ndryshe tashme….asgje nuk mund te me duket si me pare….kam filluar te marr pergjegjsi qe deri me dje nuk I njihja…por qe shpesh jeta ti ofron gradualisht…

Ndoshta kam filluar te ngjasoj me ata njerez qe I largohen turmes…dhe mezi presin te gjejne pak kohe te jene vetem per te gdhendur qetesisht mendime qe nuk do te donin ti ndanin me askend….pasi rrethi me te cilin jeton komunikon ne nje gjuhe qe ti nuk e kupton…ose ndoshta gjuha jote eshte e pa kuptimt per ta…
Perhere kam adhuruar te shkruaj pozitivisht edhe kur kjo nuk ka qene Brenda meje….edhe kur une nuk kam mundur te ndihem e till…
Por sigurisht,kam ecur me mendimin se askujt nuk I intereson se cfare ndodhe ne koken tende…qe ka filluar te cmendet prej mendimeve qe nuk e lent e qete…
Po mendoj qetesisht se zoti ne nje menyre ose ne nje tjeter te ofron surpriza te pa imagjinueshme….disa prej te cilave ne vend qe te te lumturojne…te bllokojne frymarrjen…sa e vetmja gje qe mbetet eshte te lutesh per dite te mire…

Nuk di cfare mund te kerkoj me shume kete nate….as cfare duhet tashme nuk di asgje….di vetem qe qetesisht po mbyll dyert e nje ndjenje qe me ofronte shume…qe kishte dmth te madhe ne jeten time….
Nje ndjenje qe me mesoi te dua veten…jeten…te besoj ne dashuri…te besoj se nuk kisha lindur aq e pa fat sa mendoja…
Fal dikujt mesova ta shoh jeten me ngjyra….ngjyrat e se ciles ne vendimet e mia…jo gjithmone te pa planifikuara…do te veniteshin…si kjo nate pa yje dhe hene…
Nuk di cfare te shtoj me teper…ka mendime qe fjalet nuk mund ti pershkruajne….sepse asnjehere fjalet nuk percillen bukur dhe sic ndihen….aq me pak ti ngjasojne asaj qe posedojme Brenda nesh…

Me kujtohet ndoshta 1 vit me pare…kur kisha menduar te mbushja valiget e jetes sime…per te shkruar aty ku zemra me dergonte…isha madje plotesisht e bindur se po beje gjene e duhur….po zgjidhja rrugen e duhur….duke u larguar dicka-je qe me kishte plagosur shpirtin per vite me radhe…e duke u afruar dicka-je tjeter qe me ofroi oksigjenin pikerisht kur une gjendesha ne nje gjendje kome te thell…
Mirpo shpirti dhe valiget e mia….te mbushura me ngjyra….besim…optimizem…dhe mbi te gjitha mbushur me shume dashuri….me humben gjate rruges qe shume e lumtur kisha nisur te marr…me humben ne nje moment te ftohte Dhjetori….ishte data 14 Dhjetor…dite te cilen nuk kam per ta harruar asnjehere…
Valiget sigurisht humben….por pas tyre nuk kisha menduar se do te humbisja edhe une…u bera e ftohte ne zemer…ne trup…ne shpirt…kur dera ne te cilen kisha menduar te trokisja mu perplas ne fytyr….
Nga ai moment…ecja e trishtuar…ecja e pa shpres ne nje udhe qyteti qe nuk te ofronte asnje krah ku te mund te fshihje lotet….as te ngrohje shpirtin….dite qe do te pasonin deri ne te tashmen…qe sigurisht kishte filluar te ngjyrosej…mirpo cfare rendesie kishte?..

Une kisha filluar te urreja jeten…per nje aryse qe me dha dhe me mori…kisha filluar te urreja njerezit…per pa ndjesite qe kishin Brenda tyre…per akullin Brenda tyre….
E perpos kesaj…ajo cfare ndjeja nuk u zbeh….me gjithe urrejtjen time…me gjithe gabimet e tij…une serisht e doja…e dua…do ta dua…
Por cfare vlere ka?..e tashmja flet ndryshe….e djeshmja vdiq nje dite te zakonshme dhjetori…qe sado qe me pas u perpoqem te ngrohnim shpirtrat…ishte vone….shume vone…me gjithe perpjekjet e mia…tashme eshte vone…
Nga jeta me vone do mund te gezoja gjithe ngjyrat….sic ndodhe me nje bised te kendeshme….qe te qeteson dhe te ofron gjithcka te duhet…sigurisht me njerezit e duhur…
Edhe jetes duhet ti marresh me te miren me kane mesuar….une pierisht ate do te beje….ndoshta nuk beje pjese tek njerezit ambicioz….dhe per kete jam e bindur une kenaqem me pak….
Per mua nje familje e lumtur eshte gjithcka deshiroj….harmoni ne familje…
Ose ardhja e nje femije ne jete ka qene gjithcka kam kerkuar….madje ishte nje periudh ne mua…sa e mendoja se do te ishte e pa mundur….do te ishte nje enderr qe do te vdiste Brenda meje…pa me dhene mundesine te ndjej rrahjet e nje krijese qe pulson Brenda meje…

Por gabova….zoti me ka dashur shume…dhe kete e kam vertetuar gradualisht….zoti perhere me ka dhene gjerat qe kam dashur…edhe pse jo ne kohen e duhur…serisht me ka gezuar….dhe per mua kjo eshte lumturi e pa pershkruar nga fjalet….
Me kujtohet nje pseudo mike…qe dikur me pati thene…me lendoi palcen…me vrau shpirtin….aq sa lot nuk me dilnin me…me ngrijne lotet ne sy….me tha” une kam dy engjej…qe te tjeret as me leke nuk mund ti blejne dot”….sa kur e lexova kete fraz mu nda zemra ne copash…e urreva jeten….madje edhe zotin…
Mirpo nuk do te vononte…zoti nuk do te vononte….do te me dhuronte ate qe une kisha humbur shpresat…dhuraten me te madhe te jetes…arsyen qe une mund te jeton…te kem nje arsye qe te jetoj….
Ah, e dashur pseudo mike…sa e hidhur je treguar me mua….mirpo une nuk te urreva ne asnje moment….edhe pse qaja dite edhe nate…duke I thene zotit…cfare te kam bere qe me dhurove kaq shume lot?..
Ai nuk me pergjigjet me fjale….por me vepra…qe nje dite te bukur Tetori…une do pesoja nje renie pa ndjenja….qe me pas…prej se ciles do te zbuloja se brenda meje pulsonte nje jete….ndoshta edhe dy jete…sepse mjeku dyshon se mund te jene dy krijesa….
Nuk mund te mohoj se pasi e mora vesh kete une pesova shok…pesova traum….megjithse e enderroja gjate….fillova te ndjej frik….te tmerrohem per ate qe me priste…mendova per nje moment se jeta ime u mbyll ketu…rash ne nje gjendje te rende depresioni….qe me ndihmen e nenes sime si perhere…do ta kaloja kete…duke me thene se zoti po me dhuron ate per te cilen jam lutur gjate….

U qetesova dhe fillova ta shoh jeten me ngjyra….sepse nuk kam arsye per ta pare gri….jooo nuk kam….
Tashme shpirti po me lulezon….ata qe me kane gjykuar do ta mbyllin gojen…ata qe me lenduan…do ta mbyllin gojen….ata qe me vran….do ta mbyllin gojen…
Tani erdhi koha ime…dita ime….FALEMINDERIT ZOT…te them vetem ty…qe me ne fund I dhe kuptim jetes sime….Faleminderit ATI im…

Aurora arsyja se hyre ne keto ore te vona eshte pikrisht ky shkrim. eshte kjo se po mendoj un o xhan?

Mbrema rrushe…pa me thuaj psh cfare po mendon ti?..:slight_smile:

zbuloja se brenda meje pulsonte nje jete….ndoshta edhe dy jete…sepse mjeku dyshon se mund te jene dy krijesa….

Po ja per ket fjali psh?

hahahahahha po pse e nenvizove mund edhe ta thoje…po eshte e vertet…:slight_smile:

oooooooooooooo me bere te qaj me lot ta dishe , afrohu ta uroj e para un dhe te perqafoj njemiher :perqafim::perqafim::perqafim::perqafim::perqafim::perqafim::perqafim::perqafim::perqafim::perqafim::zemer::gezim:

hahahahahha me lottt?..pse moj?..

Faleminderitttttttttttttttttttt rrushe…te perqafojjjjjjjjj fortt edhe une ty…:perqafim::perqafim::perqafim:

Po nga emocionet e gezimit nuk i mbajta dot lot me beso .:gezim::zemer:

:cray2::cray2::cray2::cray2::cray2::cray2::cray2:

hahaa lere tani se lot gezimi jan :slight_smile: