Një galaktikë e hap rrugën për hipoteza të reja për universin

Zbulimi i një galaktike të largët, të mbushur me yje që janë formuar vetëm 200 milionë vjet më parë, ka vënë në pikëpyetje teoritë aktuale të zhvillimit të Universit dhe kohës kur janë krijuar galaktikat. Sipas teorisë së mëparshme “Big Bang”, galaktika ishin krijuar rreth 13.7 miliardë vjet më parë.
Astronomët e NASA-s thonë se kjo nuk është galaktika më e vjetër e zbuluar ndonjëherë, por ka tipare që e veçojnë nga galaktikat e tjera të zbuluara më parë. Ata thonë se parashikonin të mësonin se galaktika ishte krijuar në historinë e hershme të universit, por kishim mbetur të habitur kur zbuluan nga të dhënat e teleskopit Spitzer se galaktika ishte e rrethuar me yje të vjetër dhe të venitur.
Këto të dhëna tregojnë se galaktikat e para kanë ekzistuar në gjithësi shumë kohë më parë se mendohej.
Teoria “Big Bang” bazohet në hipotezën se gjithësia lindi kur një pikë e vogël dhe tejet e ngjeshur shpërtheu papritur duke rezultuar në një lëmsh gjigand energjie.