Një i ri vë bast se ha 30 vezë, vdes pasi ha vezën e 28-të

Një person nga Tunizia vdiq pasi hëngri 28 vezë të papërpunuara. Ai kishte vënë bast me një shokun e tij se han deri në 30 vezë të papërpunuara.

Dhaou Fatnassi, 20 vjeç, nga Kairouan në verilindje të Tunizisë u shemb përtokë pasi hëngri vezën e 28-të.

Fatnassi, me dhimbje të forta në stomak, u dërgua në spitalin më të afërt, por u shpall i vdekur sapo mbërriti aty.

Ndërkohë që vezët e gatuara janë një burim i mirë proteinash, vezët e papërpunuara mund të shkaktojnë helmim dhe mund të përmbajnë bakterin salmonela.

Për të eliminuar rrezikun tek vezët e papërpunuara, përdoren vezë të pasterizuara.

      • Updated - - -

un kisha mendu se vezet e pa perpunar jan me te mira per shendet, shum her kam ndegju nga tjert se thon na ka kshillu doktori te pim vez ne mengjes per 1 muaj dit ose 20 dit.ama ky pernjher i ka pi!