Një ‘kapje’ e papërshtatshme e Gaxhës

Sot, nuk është aspak çudi që në rrugë të shohësh të pastrehë që ushqehen me mbeturinat e koshave të plehrave. Kjo pamje nuk është shumë e mirë për këdo, por kur ka për protagonist një këngëtar si Adrian Gaxha, kjo situatë duket vërtet e rrallë.
Dhe sigurisht, askush nuk mund të marrë një përgjigje të saktë për këto foto, ku Gaxha duket se është duke ngrënë diçka që ka dalë nga kazani i plehrave.

Opsionet e mundshme mund të jenë: e para, artisti është prekur nga kriza ekonomike; e dyta, mund të jetë duke u frymëzuar për ndonjë hit të ri; e treta, mund të jetë duke kërkuar diçka në kazanin e plehrave dhe e ka gjetur atë; apo thjeshtë është duke kaluar aty pranë…