Një mollë në ditë zgjat jetën

Shkencëtarët kanë gjetur lidhjen mes mollës dhe jetës më të gjatë – të paktën tek mushicat.
Mushicat e frutave, të cilat kanë shumë gjene të ngjashme me njerëzit pavarësisht përmasave të tyre të vogla, disa janë ushqyer në mënyrë normale, ndërsa ushqimit të disa prej tyre u është shtuar një ekstrakt i mollës.
Ato të cilat janë ushqyer në mënyrë normale kanë jetuar mesatarisht 50 ditë – pesë ditë më pak se ato, ushqimi i të cilave ishte plotësuar me mollë, raporton “Journal of Agricultural and Food Chemistry”. Jo vetëm që mushicat të cilave u është dhënë ekstrakti i mollës kanë jetuar dhjetë për qind më gjatë, por po ashtu më lehtë kanë ecur dhe lëvizur derisa janë plakur.
Ekstrakti i mollës po ashtu ka zvogëluar nivelet e biokimikateve të ndryshme të gjetura në mushicat më të vjetra të frutave, që kanë lidhje me gjendjen e përkeqësuar me kalimin e moshës.
Hulumtuesit nga Chinese University në Hong Kong besojnë që antioksidantet në ekstrakt kanë shkatërruar radikalet e lira – kimikatet e rrezikshme që fajësohen për një mori të sëmundjeve, duke përfshirë edhe plakjen.
Zëdhënësi i American Chemical Society tha se “rezultatet e marra nga mushicat e frutave – zëvendësimet për njerëz në qindra projekte hulumtuese çdo vit – mbështesin zbulime të ngjashme në antioksidantet e mollës në testet tjera të kafshëve.”
Në një studim tjetër, hulumtuesit të cilët kanë ekzaminuar qindra femra për dietat e tyre kanë zbuluar që ato të cilat kanë ngrënë rregullisht mollë kanë pasur 20 për qind më pak gjasa të vuajnë nga sulmet në zemër dhe infarkti.
Kodi gjenetik i mollës është deshifruar në kohën e fundit duke trasuar rrugën për fruta më të lëngshme dhe më të shëndetshme.
Hulumtuesit tashmë janë duke përdorur informacionin për të rritur molla të kuqe të mbushura me antioksidantë të cilat kanë meritë për të mbajtur sytë dhe nyjat e shëndetshme dhe të shmangin sëmundjen e zemrës, kancerin, sëmundjen e Alzheimerit dhe diabetin.
Mollët që frenojnë apetitin po ashtu mund të jenë në rrugë e sipër për t’u bërë, me mollët e para “ekstra-të shëndetshme” në raftet e supermarketeve brenda vetëm katër deri pesë viteve.
Dekodimi i ADN-së së mollëve nga ekipi prej gati 100 shkencëtarëve nga pesë vende po ashtu ka hedhur dritë të re në rrënjët e saj.
Hulumtimi sugjeron që para rreth 65 milionë viteve, në kohën kur mendohet që kometa ka zhdukur dinozaurët, bima e cila më vonë do të rriste drurin e mollës ka kaluar nëpër një ndryshim masiv dhe të shpejtë gjenetik, gjatë të cilit janë dyfishuar shumë nga gjenet e tij.
Gjenet e tepërta e kanë mundësuar mollën të adoptohet në kushte më të vështira dhe e kanë dërguar përgjatë një rruge të ndryshme evolucioni nga pjeshkat, dredhëzat dhe frutat e ngjashme.

Molla eshte e rekomandueshme nga Mjeku

dhe nje kurjozitet tj mbi mollen
nje moll e kuqe esht baraz me 8 jeshile

Po un qe ha mbi 2-3 molle ne dite :smiley: do jetoj 300 vjet :smiley: si vampiret!!!

PO dhe mbase Reni

nga ta dim ne qe ti nuk je 300 vj :???:…:stuck_out_tongue:

Ja pyet nje here mollen!!! Moll o moll :smiley:

Une veres ha molla shume i kam pa lek ne kopsht

molla e gjelbert preferohet me shum per diabetiket

:wink:

molle moj te dua shume
shijen tende adhuroj
me thuaj a ka ndonje shanc , qe ne te dy te bisedojm ?
je e bukur dhe me form
her e trash e her e holl
ne kte dit me mua rri
se per ty un kam nevoj

ne te duam shum o moll
ne te adhurojm o moll
kam deshir qe ne te dy te vim nje dit e te provojm
:tongue::tongue::tongue:

Pa rim kot fare , nejse se mos nxefet kjo

Molla me pelqen meshum e kuqja

Labja, para se te haj ndonje molle do i kendoj keto rrjeshta :smiley: :stuck_out_tongue:

:mendoj:…Nuk mbaj mend ke lexova te paren si teme, ate me qumeshtin apo kete…:P…

Igli edhe te dyja nuk te bejn keq

nuk mund te ha me shum se nje moll ne dite, konsumoj vetem se e di se kan vitamina dhe jan te shendetshm se nuk i kam edhe shum qef

Mollat kan shume shije te mire sidomos ato me krimba :p:p:D:D:D

pse ka ndonje gje te keqe te hash moll & mish ne te njejten koh :smiley: !!!..:P:P:P

Te hash molle dhe mish nuk ka ndonje gje te keqe, po imagjino pak sikur te kete qene ne ndonje “vend” tjeter ai krimbi para se te vinte te molla…:p…

e un qe nuk i ha mollat shu, pasna me dek heret :stuck_out_tongue:

hahaha sipas ketyre iceman po :stuck_out_tongue: