Një test gjaku që parashikon jetëgjatësinë

Shkencëtarët spanjollë kanë shpikur një test gjaku për të cilin ata thonë se mund të vlerësojë se sa kohë keni për të jetuar.

Life Length, kompania pas projektit, pretendon se testi do t′i japë njerëzve një ide të shpejtësisë me të cilën po plaken, dhe një vlerësim të përgjithshëm në lidhje me gjendjen e tyre shëndetësore.

Testi që kushton 700 dollarë, i cili do të jetë në dispozicion në Evropë në fundin e këtij viti, mat gjatësinë e telomereve, që janë zonat e fundme të kromozomeve, të cilat mendohet se janë të lidhura me jetëgjatësinë.

Kritikët thonë se ky test mund të çojë në diskriminimin e kujdesit shëndetësor

Un per vete sdua ta di kur do vdes :expressionless:

dhe un nuk do doja ta dija …pooooor…prap se prapi do e beja kte test! :eh:

as un nuk do provoja nje gje te tille …

Po meqe po e thoni ju edhe un ateher

Mjafton te kesh nje jete te shendetshme dhe testi u be :slight_smile:

eee e ben teper te lehte ti! Sikur te ishte keshtu: ka shum gjera qe ne nuk i kontrollojme, apo parashikojme, dot qe nuk kan te bejne me kujdesin mbi shendetin tone.

Pse nuk mund ti kontrollojme? Pirjen e duhanit apo marjuanes?!! Abuzimi e alkolin! Ngrenia e tepruar etj…