Një Tour me funksionet e reja të Ubuntu 10.04 (LTS)

Ubuntu 10.04 Tour

Shfleto Faqet web me Firefox ne siguri te plote dhe shpejtesi.

Prezantime profesionele me OpenOffice.org ne kompatibilitet te plote me pakten Microsoft Office.

Instaloni programe Falas me Ubuntu Software Centre

Email dhe chat me Empathy dhe Evolution.

Social Networks te mbledhur ne nje program te vetem.

Ubuntu music player per te degjuar dhe blere muzike.

Shiko, posto edito fotot tuaja me thjeshtesi.

Edito Video me programin e Ubuntu.

Luaj Lojra pa fund nder 100 kategorite ne Ubuntu.

Dhe ne fund: Shkarko ose Azhrono Ubuntu ne versionin e fundit

[b]

Versioni i ri i distribucionit Ubuntu të Linux është në dispozicion për shkarkim nga faqet zyrtare.[/b]
Canonical ka lëshuar në distribucion edicionin LTE të versionit të ri të popullarizuar të Linux Ubuntu 10.04, kësaj radhe me emrin artistik Lucid Lynx. Pos ndryshimeve kozmetike, versioni i ri sjell edhe risi tjera siç është nisja e sistemit dhe integrimi më i mirë me rrjetet shoqërore.

Të fundit janë bërë bashkë nën menynë Me Menu ku përdoruesit në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë mund t’i qasen dhe konfigurojnë shërbimet si Facebook, Twitter, Digg e të ngjashme. Sinkronizimi i të dhënave me ato në re (cloud) bëhet me funksionin Ubuntu One, e në të janë integruar edhe dyqani online i muzikës Ubuntu One Music Store si dhe Ubuntu Software Centre 2.0, një klient i ri për shkarkim të programeve dhe rifreskim të softuerit.
Ekziston edhe version i veçantë për kompjuterë netbook, e të interesuarit mund të shkarkojnë
Lucid Lynx-in nga faqet zyrtare.