Një zbulim i pavetëdijshëm i Frojdit

Një zbulim i pavetëdijshëm i Zigmund Frojdit

Një përfytyrim i pavetëdijshëm është i tillë, se ne nuk e vëmë re atë, ekzistencën e së cilës e vërtetojmë mbi bazë të shënjave që na jep (Uni dhe Esi)-, na sqaron Frojdi.

Kjo është pavetëdija e njeriut e pa zotërueshme nga vetëdija e tij. Në botkuptimin e tij Frojdi është ateist, në asnjë mënyrë nuk e beson zotin.

Mjafton të citojmë veprën e tij që të bind për këtë: “Ne i themi vetes, që do të ishte diçka e mrekullueshme sikur të ekzistonte një zot si krijues i botës dhe i hyjnisë hirëplote, vëndi etik i botës dhe jeta e përtej varrit, mirëpo habia qëndron në faktin, që të gjitha këto janë pikërisht siç do ti dëshironim”(E ardhmja e një iluzioni). (d.m.th. iluzion dhe aspak realitet.)

“Në qoftë se ka njeri që mund ta dëmtojë ky punim, ky jam unë vetë. Mua do të më duhet të dëgjoj qortime aspak dashamirëse për sipërfaqshmëri, mediokritet, pamjaftueshmëri idealizmi dhe moskuptim i interesave më të larta të njerzimit.” Po aty: " Por më vonë i bëra vetes pyetjen: Mos vallë botimi i këtij libri do të dëmtojë ndokënd?

Në të vërtetë nuk kam parasysh një person të veçuar, por çështjen e psikoanalizës"?"Psikoanaliza është vepra ime, tani do të thonë: Duket se ku të çon psikoanaliza.

Maska u hoq: ajo, psikoanaliza, çon në mohimin e zotit dhe të idealit."?"Kritika e ka minuar fuqinë argumentuese të dokumentave fetare, shkencat e natyrës i kanë nxjerrë në shesh gabimet që ato kishin, studimit krahasues i ra në sy ngjajshmëria fatale e përfytyrimeve fetare që ne nderojmë, me krijimet shpirtërore të kohëve dhe popujve primitivë.?

Por pajtohuni me mua?që vlejnë përpjekjet për të ndërmarrë një eksperiment edukimi antifetar."(E ardhmja e një iluzioni). "Një rëndësi të veçantë kërkon rasti, që një numur i madh njerzish e pranojnë së bashku përçapjen e këtij transformimi të çmëndur të realitetit; të shpresojnë lumturi dhe mosvuajtje.

Si një çmënduri e tillë masive duhen konsideruar besimet fetare."(E pa këndshmja në kulturë.) Ky është Zigmund Frojdi i vetëdijshëm, por edhe materjali i tij i dijeve fjetur në pavetëdijen e tij vetjake(d.m.th. pa ndërhyrjen e autorit natyrë) mbetet ateist, ose ateizmi i tij është pjellë e një kamuflazhi të vetë autorit natyrë. Aq sa mund të themi se vetë zoti ia ka mbushur mëndjen Zigmund Frojdit që nuk ka zot.

Krijesa inteligjente

Gjithmonë flitet për krijesa inteligjente, për mbartës mënçurie. E tillë është quajtur në mbarë botën krijesa njerzore.

Ndonëse mënçuria ose inteligjenca është e pranishme në vetë botën që na rrethon, në mijra krijesa e sajesa, aq sa duhet të dyshojmë: Jemi ne, krijesa inteligjente,që xhvasim mënçuritë e natyrës apo është vetë autori natyrë që na i servir ato? Për këtë na shërben pjesa e pavetëdijshme e vetë Zigmund Frojdit në veprën e tij.

Në aktivitetin e pavetëdijshëm, trajtuar gjërësisht në veprën e Frojdit, brënda këtij aktiviteti me të njëjta "vegla pune"që i ndeshim kudo edhe në veprën e tij, operojnë dy lloje pavetëdijesh mbi të njëjtin themel.

Njëra është pavetëdija vetjake e njeriut dhe tjetra pavetëdija me ndërhyrje tek njeriu.

Në të dyja këto"vegla kryesore" që operon për tja servirur njeriut nga pavetëdija në vetëdije në trajtesën tonë është A s o c a c i o n i (Lidhje mendimesh,p.sh. del nga lokali dhe sheh në rrugë një njeri me çadër në dorë, ti kujtohesh menjëherë që çadrën tënde e ke harruar në lokal).

Sa e magjishme dhe e zhdërvjellshme është roli i asocacioneve në punën brënda sferës së pavetëdijes për të nxjerrë në vetëdije përmëndjen e një harrese i referohemi Frojdit:

Një afresku të famshëm në Orvieto të Italisë nuk i kujtohej për qamet autori i tij (Signorelli). Nëpërmjet rrugësh asociative nxirrnin krye dy emra të tjerë piktorësh: Botticelli dhe Boltraffio, por duke qënë njëkohësisht i bindur që nuk ishin ata emri i kërkuar. Pra harresa e emrit S i g n o r e l l i duhet kërkuar në një veçori të vetë këtij emri ose në varësi të një karakteri psikologjik ku ai përfshihet.

Me një të huaj bëra një udhëtim nga Raguza për në Dalmaci. Përpara se ta pyesja bashkudhëtuesin, nëse kish qënë në Orvieto dhe kish parë afreskun e famshëm të ?. Kemi biseduar për zakonet e turqve që jetonin në B o s n j ë dhe H e r c e g o v i n ë.

Unë i tregova nga çkisha dëgjuar nga një koleg praktikant në ato mjedise, që ata (turqit) shfaqin besim të plotë ndaj mjekut dhe nënshtrim të plotë ndaj fatit. Kur iu thua atyre që të sëmurin nuk e ndihmojmë dot, ata të përgjigjen: Zotëri(H e r r) çka për të thënë? Unë e di, nëse ishte për tu shpëtuar, ju do ta kishit shpëtuar! ( karakteri psikologjik i asocacionit H e r r (Zotëri në gjermanisht).

Fillimisht në këto fjali gjinden emrat: B o s n i e n (Bosnjë, H e r z e g o ë i n a (Hercegovina) dhe fjala H e r r (zotëri) që të lejojnë futjen në një radhë asocacionesh ndërmjet S i g n o r e l l i dhe B o t t i c e l l i - B o l t r a f f i o (duhet patur parasysh që të gjitha këto veprime kryhen në pavetëdijen e njeriut, vetëdija e tij është krejtësisht në pa dijeni të këtyre veprimeve).

Mua pikërisht më kujtohet që doja të tregoja një anekdodë të dytë që në kujtesën time prehej pranë së parës. Turqit e mbivlersonin kënaqsinë seksuale dhe bjerrja e saj përqasej me rrezikun e vdekjes. Kolegut tim një pacient i ishte shprehur dikur:“Ti e di zotëri(H e r r) kur ajo nuk funksionon më s’ia vlen të jetosh”.

Ndodhesha akoma i trysnuar nga një lajm që e kisha marrë më parë gjatë një ndalese të shkurtër në T r a f o i : Një pacient me të cilin u përpoqa shumë, për shkak të difektit seksual të pa shërueshëm, i dha fund jetës. Përputhja Trafoi - Boltrafio kishte efektshmëri në pavetëdije.

Nuk dua të merrem me hollësitë e veprës së botuar në shqip; Psikopatologjia e jetës së përditëshme nga janë cituar dhe shëmbujt e nxjerrë nga origjinali. Qëllimi është pasqyrimi i këtij sulmi të madh asocacionesh në pavetëdije për të nxjerrë në vetëdije emrin e harruar S i g n o r e l l i përgjithsuar shkurtimisht me ndërlidhjet Signor - e l l i, Bottic - e l l i, ngjajshmëria fonetike - e l l i

Signor(zotëri) - H e r r(zotëri) H e r zegovina(H e r r), Zotëri ( H e r r) çka për të thënë??Ti e di zotëri(H e r r) kur ajo nuk funsionon më?.Pra në pavetëdije duket qartë sulmi asocativ H e r r për të nxjerrë në vetëdije S i g n o r - e l l i.