Njeriu më i shpejtë bëhet me shtazën më të shpejtë

Usain Bolt, njeriu më i shpejtë në botë, ka adoptuar një gepard të vogël, shtazën me të shpejtë në botë, të cilën e ka pagëzuar me emrin – Bolt Vetëtima.
Bolt, gjate qëndrimit katër-ditorë në Keni ka ndihmuar fushatën për konservim të fondacionit humanitar gjerman Zaitz.

Përkundër trimërisë së tij në stazën e vrapimit, gjatë fotografimit me gepardin tremuajsh, Bolt dukej paksa nervoz.

“Më vjen mirë që nuk është luan, sepse gepardët janë më të urtë”, ka thënë Bolt.