Nokia do të rikthehet në treg me telefona dhe tablet në Android

Në të njëjtën ditë kur Microsoft ka njoftuar se e ka shitur njësinë e biznesit të Nokia’së për telefonat e thjeshtë tek Foxconn, Nokia ka njoftuar për një marrëveshje të re që do të shohë kthimin e markës për së famshme për telefona dhe tableta.

Nokia ka nënshkruar një marrëveshje të licencimit me HMD Global Oy, e cila është një kompani e sapo themeluar në Finlandë dhe e cila me sa duket do ta ketë pikërisht kompaninë Foxconn si partner për prodhimin e pajisjeve të kompanisë që dikur ishte lider botëror në pajisje mobile.

Pritjet janë që telefoni i pare i Nokia’së në Android të lansohet këtë vit, edhepse është thënë disa herë tashmë se modelet e reja të telefonave dhe tabletëve të rinj nën markën e Nokia-së do të paraqiten në treg gjatë vitit.

mezi e pres

nokia ka qene marka ime me e preferuar

e pra :stuck_out_tongue: edhe per mua ashtu ka qene!

Me kete levizje nuk shoh ndonje ndryshim te madh ne horizont…