Nokia prezanton tabletin N1 - Klonim i iPad Mini! (foto/video)

Nokia sot ka prezantuar Tabletin e vet me te ri, N1 i cili punon me Sistemin Mobil Operativ te bazuar ne Linux, nga Google, Android. Nokia N1 ka nje dizajn shume te ngjajshem me Tabletin e Apple, iPad Mini dhe poashtu edhe madhesine e ekranit te njejte sikurse iPad Mini, perkatesisht 7,9" me rezolucionin 2048 x 1536 px.

Specifikat e tjera te tabletit, jane trashesia prej 6.9mm dhe pesha 318gram. Per ndryshe, vendosja e kameres, dizajni nga mbrapa (i metalit) dhe autoporlantet ne fund jane identik te njejta me iPad Mini. E vetma gje qe i mungon Nokia N1 per te mos u bere iPad Mini nga kompania Nokia eshte “home button” dhe logo e Apple nga mbrapa.

Bile edhe ngjyrat e tabletit jane “Natural Aluminum” dhe “Lava Grey” dhe nje mbulese (cover) e cila duket tmerresisht e njejte sikur se Smart Case e Apple. Specifikat tjera perfshijne nje 2.4GHz quad-core Intel Atom Z3580 prozessor, 2GB RAM dhe 32GB hapesire te brendshme.
Nokia N1 ka gjithashtu nje kamere te pasme prej 8 mega pixel dhe ate te perparme me 5 mega pixel.

//youtu.be/IwJmthxJV5Q

Per t’i vene ne pune te gjitha keto, vjen Sistemi me i ri Mobil Operativ i Google, Android Lollipop 5.0. Nokia eshte duke bashkepunuar me Foxconn per ta ndertuar tabletin N1 dhe sipas te gjitha gjasave, ky i fundit se pari do te leshohet ne Kine me çmimin 249$ (diku per vitin e ri kinez me 19 Shkurt 2015) pastaj do te kthehet ne Rusi dhe me pas do te vijojne shtetet e tjera europiane.

Meqenese fotot dhe video qenkan fshire, ketu postova disa foto te tjera!