Nostradamusi: Për luftën e tretë botërore

Ngjarjet e fundit në Kosovë dhe kyçja e makinerisë më të madhe ushtarake në botë rreth zhgjidhjes së këtij problemi, padyshim, konsiderohet si ngjarje me rëndësi të veçantë botërore. Andaj, nuk është larg mendësh që edhe Nostradamusi të jetë marrë me ndonjë parathënie rreth këtyre ngjarjeve. Kur të gjithë me ankth pritnim epilogun e bombardimeve dhe katastrofës kosovare, edhe leximi i kuatraneve të këtij parathënësi të madh,më ishte një kënaqësi dhe kurajo e madhe. Me një literaturë solide që disponoja, filloi bredhja ime kah ndonjë varg evetual që do ta asociacionte tragjedinë kosovare që ishte në ndodhje e sipër.

Intimisht besoja se diçka patjetër duhet të ekzistojë dhe hasa në një broshurë të një analisti serb i prarathënieve të Nosradamusit. Në fillim të këtij libri, hasa menjëherë në dy vargjet e cituara ku thuhej:

Në mes të Serbisë dhe “V”

do të zhvillohet një luftë vdekjeprurëse

Këto vargje komentatori serb komentonte si parathënje e mundshme e luftës së madhe dhe fitores ushtarake serbe në Luftën e Parë Botërore. Simboli “V” për të ende nuk ishte i qartë, por ai e ndërlidhte këtë duke konstatuar se në këtë luftë fitimtare për Serbinë kanë qenë të kyçura 5 shtete evropiane.

Nëse ndalemi në këto vargje dhe ato për një çast i lidhim me ngjarjet në Kosovë, do të shohim se simboli “V” – FITORE, është simboli dhjetëvjeçar i rezistencës sonë kombëtare kundër satrapit Millosheviq dhe regjimit të Serbis në përgjithësi. Njëkohësisht mund të komentohet si numër 5 (romake) që do të nënkuptonte 5 shtete dominante në bombardimet e NATO-s mbi Serbinë, si dhe ndarjen e Kosovës në pesë regjione të mbikqyrjes së këtyre shteteve (Amerika, Franca, Anglia, Italia dhe Gjermania).

Pas konfliktit të madh, edhe më e madhe prëgatitet

Makineria kolosale do ta përtërijë shekullin
Shiu dhe breshri, gjak, uri, flakë dhe shfarosje
Gjersa nga qielli do të hidhet zjarr dhe shkatërrime.

Vargu i parë i këtij kuatrani mund të komentohet se Serbia ka qenë shkaktare e shumë luftërave dhe konflikteve në Ballkan dhe pas tyre edhe më e madhe pritet. Sikur të mos ishte i qartë vargu i dytë shumë pak ky kuatran do t’u dedikohej ngjarjeve në Kosovë, po aty ku thuhet se “makineria kolosale do ta përtërijë shekullin“, nuk ka dyshim se bombardimet e NATO-s në Kosovë kanë ndodhur në fund të shekullit XX dhe pas vitit 1999 përtrihet shekulli dhe mileniumi i ri.

Për dy vargje tjera të këtij kuatrani mbase nuk ka nevojë për koment.

Kaherë nuk është parë një dhembshuri aq e madhe

Ata të cilët dhanë shumë, do të jenë të detyruar
në mëshirë
Të vuajtur, të zbathur, të uritur dhe lakuriq
do të lëvizin
Dhe kalojnë shumë male dhe bregore në befasinë e
gjithë botës.

Edhe ky kuatran, besoj, nuk ka nevojë për një koment të thellë. Dihet se me pastrimin etnik të kryer nga Serbia në Kosovë, nuk është parë një dhemshuri aq e madhe në botë. Dihet se kush janë ata që dhanë dhe do të detyrohen në mëshirë. E çka të themi për vargun e fundit të këtij kuatrani: ”Të vuajtur, të zbathur, të uritur dhe lakuriq, do të lëvizin dhe kalojnë shumë male dhe bregore në befasinë e gjithë botës.”

Kuatrani tjetër i cili më ngacmoi për ndonjë parathënie të mundshme edhe pas bombardimeve dhe situatës në Kosovë, ishte ai në ceturien e parë, kutrani i 32-të:

Mbretëria e fuqishme do të bartet

Në provincën e vogël e cila rritet
Në krahinë pa rëndësi, vend pa nam
Bazën e pushtetit atje do ta ketë.

Besoj se do të pajtoheni edhe ju, por unë këtë kuatran në interpretim të lirë,“si mbretëri e fuqishme” i kisha nënkuptuar Kombet e Bashkuara dhe bazën e pushtetit të saj në formë të Administratës së përkohëshme e vendosur në Kosovë. Pra, në një krahinë të vogë, provincë e parëndësishme deri më dje.

Gjithmonë, kur bëhej fjalë për mundësinë e parathënies së ngjarjeve në Kosovë nga ana e Nostradamusit, nga bashkëbisedues të mi ballafaqohesha me pyteje dhe dyshime nga më të shpeshtat:

  • ”Nuk ka pas punë tjetër Nostradamusi, por të merrej me Kosovën dhe shqiptarët” ?,

  • “Ndoshta ai as që ka ditur atëherë se ku është Kosova, e lere ma për shqiptarë …?” etj.

Nostradamusi ka qenë njohës gjenial i historisë së popujve të botës, e veçanërisht të Evropës, së cilës i përkiste edhe vetë. Nga kjo histori e saj e bujshme, shumë mirë ka ditur për civilizimin e lashtë pellazg, ilir si dhe për pasardhësit e këtyre civilizimeve dhe rolin e tyre në historin e gjithëmbarshme të Evropës.

Ai, ka jetuar një shekull pas luftërave të lavdishme të heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti - Skenderbeut. Popullariteti i madh i këtij heroi si shpëtimtar i dëpërtimt osman në kërthizën e Evropës krishtere të Perendimit, nuk kanë qenë larg mençurisë së tij gjeniale. Po ashtu, ai ka njohur, luftën e madhe të aleancës së bashkuar në Betejën e Kosovës dhe pasojat e humbjes së saj për dëpërtimin e më-vonshëm të turqve në Ballkan dhe më gjerë.

Ai, pra, ka ditur mjaft nga historia dhe parathëniet e veta kanë qenë si vazhdimësi e kësaj historie. Këto ngjarje nuk janë të zakonshme dhe pa gjurma në rrejdhën e mëtejme të zhvillimeve të mëdha në truallin e Evropës dhe asaj botërore në përgjithësi. Prandaj, në këtë kontekst duhej shikuar edhe ato të Kosovës.

A nuk ka qenë ngjarje e madhe botërore shpërngulja e dhunshme e popullit shqiptar të Kosovës me përmasa biblike që nuk mbahet mend në historinë njerëzore?
A nuk ishte ngjarje e madhe involvimi i fuqisë kolosale ushtarake të kohës në pengimin e vuajtjeve të mëtejme të këtij populli?
Cili ishte lajmi medial në të gjitha mjetet e informimit botëror gjatë tërë vazhdimësisë së këtyre bombardimeve ?
A nuk ishte Kosova dhe vetëm Kosova?
A nuk ishin shqiptarët, ata që obliguan në dhemshuri dhe mëshirë tërë botën?
A nuk është tërë bota sot në Kosovë?
Së fundi, këto pyetje dhe shumë të tjera që njëkohësisht janë edhe përgjigje, do t’i përmbledhim në një konstatim të nivelit të vetë dyshimeve të bëra:

:;Nostradamusi ka ditur shumë mirë edhe në shekullin XVI se kush janë shqiptarët dhe ku është Kosova!

:;Ai ka patur edhe punë të tjera më të mençura, por kurrsesi nuk ka mundur t’i tejkalojë ngjarjet e Kosovës,të cilat kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e gjithmbarshme botërore, si një vazhdimësi e bujshme e saj.

Shqiptarët, pra, dhe ardhmëria e historisë së tyre nuk kanë mundur të anashkalohen as nga vetë Nostradamusi. Për ta pasuruar më bindshëm këtë konstatim, do ta prezentoj edhe një strofë të qarët parathënës për shqiptarët.

Në ceturiumin e katërt, kuatrani 98, thuhet:

Në Romë shqiptarët me britëm do të mbrrijnë

Duke rrokur edhe Langresin nga fyti
Bajraktari nuk do t’i falë askujt
Shkatërrimet, urinë, gjakun dhe thatësirën.

Ky kuatran ka të bëjë me dëpërtimin shqiptar në Romë dhe deri në brigjet e Monakos. Langresi (Langr) është qyteti në lindje të Francës dhe shtrihet në brigjet e lumit “Marna”.

Se për çfarë depërtimi të shqiptarëve në këto vise është fjala, t’ ju them të drejtën nuk kam asnjë vizion të qartë konkret, edhe pse shumë më ka preokupuar kjo parathënie decidive e tij Asociacioni, në fillim, më shkoi tek ekzodi i madh i shqipëtarëve klandestinë në brigjet e Italisë, por edhe ky vlerësim sigurisht nuk do ta kënaqte kuptimin përmbajtësor të kësaj strofe, sepse ndeshet menjëherë me kuptimin e vargjeve tjera që pasojnë, edhe pse këto ekzode kanë përfunduar shpesh me viktima të mëdha njerëzore.

Studiuesi i famshëm Francez i parathënieve të Nostradamusit, Jean Charles Pikon, në veprën e vet “Profetizimet e Nostradamusit”, këtë kuatran e komenton si mundësi eventuale që shqiptarët të jenë aleatë të ndonjë fuqie të madhe invaduese që do të ngjaj më vonë, bie fjala të arabëve ose me ndonjë “mbretëri” tjetër të fortë ushtarake.

Në vazhdim do ta kemi edhe një kuatran të Nostradamusit ku qartë përmenden shqiptarët. Njëjtë edhe këtë kutran do ta kemi vështir ta komentojmë ose atë ta lidhim me ndonjë ngjarje që ka ndodhur në të kaluarën .

Ceturiumi i pestë, kuatrani 91:

Në sheshin ku është parajsë për çdo grabitçar

Ku këmba e trimit nuk shkel kurrë
Do t’i sulmojnë ata me kalorësi të lehtë
Shqiptarët, Marsi, Luani, Saturni dhe shoku Ujori.

Sërish, nëse i kthehemi studiuesit dhe komentuesit, Charles Pikon, këtë kuatran e radhit në grupin e vargjeve jashtëkronologjike.

Vargu i fundit, pa dyshim, sqaron se përveç shqiptarëve në këtë “kalorësi të lehtë” do të jenë edhe popuj, shtete ose persona me shenja të horoskopit, luani dhe ujori, e ndoshta ngjarja e parathënë mund të ndodhë në periodën e sundimit të Marsit dhe planetit Saturn.Natyrisht, ky konstatim duhej mbetur në suazat e supozimeve logjike dhe njohurisë së pakontestueshme se Nostradamusi periodat, vendngjarjet dhe personalitetet e caktuara i kamuflon me shenja të ndryshme të horoskopit.

Për deshifrimin e mundshëm të këtyre vargjeve në kuatrane konkrete parathënëse për shqiptarët, na duhej një përkushtim edhe më i madh. Edhe pse strofat e cituara janë tërësi e mëvetësishme sipas renditjes që pason, ato duhet përpunur më tej në drejtim të kërkimit të lidhshmërive me kuatranet tjera të ndonjë ceturiumi

Interesante kjo flm.