Nuk do të prezantohet Galaxy SIV në CES 2013

Të hënën Samsung nxori një video e cila rekomandonte se kompania kishte për të bërë disa lajmërime të rëndësishme në eventin CES në fillimin e janarit.
Shumë njerëz spekuluan se bëhej fjalë për Galaxy S IV, smartphone i ardhshëm nga gjiganti Korean. Fatkeqësisht, disa lajme të reja tregojnë se nuk do të ketë një lajmërim të tillë.

CNet.com raporton se Samsung do të nxjerrë një sërë produktesh të reja duke përfshirë këtu edhe televizorë.

Gjithsesi kompania nuk do të nxjerrë lajmë të reja rreth smartphone. Lajmi thotë se shumë kompani smartphone-sh po presin fundin e shkurtit për të bërë lajmërime të reja produktesh.

Kjo është periudha që do të mbahet eventi 2013 Mobile World Congress në Barcelonë. Në fakt nuk do të kishte kuptim që Samsung të nxirrte një smartphone të ri pasi Galaxy S III doli në maj.

Eh, normale! Me duket se eshte shume shpejt!