Oasis do ta tejkalojë krizën

Peggy Gallagher mendon se anëtarët e grupit britanik “Oasis” do të bashkohen pas një kohe shumë të shkurtër.
Nëna e Liam dhe Noel Gallagher është e bindur se grupi “Oasis” do të bashkohet sërish, pasi që djemtë e saj e duan shumë njëri-tjetrin.

“Liam-i e admiron Noel-in. Ata e duan njëri-tjetrin, por ata gjithmonë kanë qenë të ndryshëm. Është interesante se ata nuk janë zënë si fëmijë. Ata nuk janë zënë me njëri-tjetrin derisa e krijuan grupin”.

“Shpresoj që ky të mos jetë fundi i Oasis. Nuk mendoj se është. Ata janë thjeshtë të lodhur pas turneut”, ka thënë Peggy për “Sunday Mirror”.