Olimpiada, presidenti pret sportistin e vetem shqiptar

[b]

Ne Lojrat Olimpike Dimerore qe do te zhvillohen nga data 12 deri ne 18 shkurt ne Vankuver te Kanadase, Shqiperia perfaqesohet me vetem nje sportist, Erion Tola.[/b]
Do te jete pikerisht skiatori 23 vjecar, flamurmbajtes dhe konkurent i vetem qe do te na jape mundesine te jemi pjesemarres ne keto lojra olimpike, megjithate nuk do te jete i vetmi, pasi delegacioni shqiptar edhe pse me nje sportist, eshte i perbere nga 4 persona, mes tyre trajneri italian i Toles, shefi i misionit, presidenti dhe sekretari i KOKSH.

Nderkohe kete delegacion edhe me te zgjeruar e ka pritur diten e merkure ne presidence, Presidenti i Rebulikes, Bamir Topi. “Moment emocionant per Erionin, i cili ndonese perfaqesues i vetem ne keto gara, do jete ai qe do kete ne dore flamurin kombetar me nje mesazh shume te forte. Do deshironim pjesemarrje me te gjere, por tek e fundit pjesemarrja eshte e rendesishme”, u shpreh kreu i shtetit.

Kjo eshte hera e dyte qe Shqiperia merr pjese ne Lojrat Olimpike Dimerore. Edhe ne lojrat e para ne Torino 2006, serish vendi yne eshte perfaqesuar nga skiatori Tola, i cili jeton dhe stervitet ne Itali. Ne Vankuver 2010, skiatori shqiptar eshte kualifikuar ne tri gara, ne Super G, Sllallom gjigant dhe ne Sllallom.

per 1 jane mbledh te gjithe keta! Ishalla kualifikohet per nder te presidentit!