Orët e fundit të Atlantidës

Orët e fundit të Atlantidës

Më 8 korrik të vitit 8498 para Krishtit, në Tokë me një shpejtësi marramendëse, nën temperaturën prej 20 000 *C, u përplas një asteroid.
Katastrofa zgjati vetëm 2 minuta, dhe për ata 2 minuta vdiqën me miliona njerëz, u shkatërrua bota bimore dhe shtazore në shumë regjione të planetit tonë, ndërsa pamja dhe klima sa saj ndryshuan përgjithmonë.

Kjo ishte dita kur u fundos Atlantida legjendare dhe me të u zhduk edhe qytetërimi i parë të cilin e ndërtoi njeriu. “Shkak i kësaj katastrofe apokaliptike ishte asteroidi nga grupi Adonis, i cili nga trajektorja e tij përreth diellit u fut në fushën gravitale të Tokës” pohon fizicienti gjerman Otto Muck në librin e tij “Gjithçka për Atlantidën”.

Kataklizma filloi në horizontin veri-perendimor; nga thellësia e kosmosit befas u paraqit një trup i panjohur qiellor, i cili fillimisht ngjante në një yll të vockël, pas 30 sekondave i ngjante kometës, ndërsa pas një minuti në një 'bolidi", shkëlqimi i të cilit ishte më i madh se 100 diej. Gati se me një trajektore vertikale, trupi u përplas në tokë.

Stuhia e tërbuar

Nga drejtimi i veri-perëndimit, asteroidi pa u hetuar arriti deri te brigjet e kontinentit Amerikano-Verior, në regjionin 330 të gjerësisë gjeografike, ku sot gjendet qyteti liman Çarlston në Karolinën Jugore.
Kur trupi qiellor me një shpejtësi marramendëse hyri në shtresat e dendura të atmosferës, temperatura përnjëherë u ngrit në 20.000 *C dhe të gjithë ata që panë këtë “shkëlqim të tmerrshëm” përgjithmonë humbën të pamurit. Nxehtësia shkatërroi gjithçka që iu gjend në rrugë.
Nën ndikimin e nxehtësisë trupi qiellor shpërtheu, në një distancë rreth 200 km nga sipërfaqja e tokës dhe u thërmua në qindra pjesë të zjarrta që u përplasën në tokë, në formë shiu gjigant të zjarrtë, duke mbjellur vdekje dhe shkatërrim.

Dy copëzat më të mëdha ranë në regjionin e Atlantikut, në veri-perëndim të Portorikos. Më një fuqi të madhe shkatërruese ekuivalente me 30.000 bomba hidrogjenike, e shpërthyen fundin e oqeanit. Biliona tonë të magmës së zjarrtë dolën nga gjiri i tokës dhe u përzien me ujin e detit, duke u shndërruar në sasi të mëdha avujsh të cilët u ngritën deri në 30 km.lartësi.
Gjëmimi i shpërthimit u dëgjua në tërë botën. Shkëlqimi i përplasjes e shndërroi natën në ditë në një perimetër prej 2000 km. Valët gjigante, të larta deri në 1000 m u vërsulën drejt brigjeve për të shkatërruar gjithçka para vetës…
Në këtë orgji çmendurake të stihisë, plotësisht u shkatërrua Ishulli legjendar Atlantida.

Platoni për Atlantidën
Obsesioni kryesor i Otto Muck është zbulimi i fshehtësisë së Atlantidës, me të cilën njerëzimi merret ka 2400 vjet, që nga ato ditë kur filozofi i famshëm grek Platoni, e vendosi në rend dite, të historisë. Pak para se të vdiste i shkroi dy vepra: “Timaios” dhe “Kricias”, në të cilat për herë të parë përmendet ky ishull dhe përfundimi tragjk i tij.

Sipas Platonit, Atlantida gjendej në afërsi të “Shtyllave të Heraklitit”- siç quhej më herët ngushtica e Gjibraltarit. Ishte më e madhe se Azia e vogël dhe Afrika jugore së bashku, shquhej për pjellori dhe jepte dy “prodhime” vjetore. Platoni i përmend palmat e kokosit, elefantët, krokodilët, tempuj dhe pallate të praruara, kryeqytetin me një rreze prëj 23 km dhe bashkësinë njerëzore të bazuar në normat ligjvënëse dhe kulturë të lartë. Ushtria e Atlantidës i kishte 480.000 këmbësorë, 120.000 kalorës, 160.000 karroca luftë, 240.000 marinarë.

Platoni i pari shkroi për Atlantidën. të gjitha veprat e mëvonshme u bazuan në informacionet e tij. Mirëpo, Platoni të dhënat për Atlantidën i kishte dëgjuar nga Kriciusi, të cilit i kishte rrëfyr gjyshi i tij, ndërsa gjyshi kishte mësuar prej Soloni. ligjvënësit më të njohur të Greqisë antike. Deri te këto të dhëna, Soloni kishte ardhur nga shkrimtarët egjiptas të cilët i kishte takuar gjatë udhëtimeve të tij.
Në bazë të 20 faqeve të shkrimeve të Platonit për Atlantidën, deri më tani janë botuar 25 000 punime për katastrofën më të madhe që e ka goditur planetin tonë. Për Atlantidën shkruan shkencëtarët, shkrimtarët, detarët dhe hulumtuesit, ëndërrimtarët …