Pamela, arsyeja pse amerikanet e duan Kanadane

Ajo i beri te famshem silikonet dhe floket e arta, e shkaku i kesaj bukurosheje, gjate viteve te 90-a te shekullit te kaluar, bikini njepjesesh ishte objekti me seksi i modes. Ajo eshte Pamela Anderson arsyeje pse shume burra imagjinonin se nuk dine te notojne.

Karrieren televizive e filloi si ‘enderr te kot’ ne nje episod te ‘Ujerave Martesore’ te Ana Bundy e vetem disa vjet me vone u be fantazi e gjinise mashkullore (e besa edhe femerore) ne tere planetin. Per kanadezen, 42-vjeqare gjithqka filloi ne veren e vitit 1989 kur me disa mikesha shkoi ne ndeshjen e klubit lokal te futbollit.
Pas perfundimit te pjeses se pare kur shfaqen tribunat, fytyra e saj shkelqeu ne televizionin gjigant dhe publiku u qmend nga mahnitja. Andaj ne fund te ndeshjes e ftuan ne terren qe te njihet me lojtaret, e meqe e kishte veshur nje bluze me logon e birres se Kanadase, firma qe e prodhonte e punesoi si fytyre mbrojtese.

Shume shpejte erdhi erdhe oferta per magazinen Playboy, ne ballinen e se ciles ishte plot 11 here- me shume se cilado bukuroshe tjeter. Ndonese rol te madh ne promovimin e saj e pati pikerisht kjo magazine per burra, meritat me te medha per ‘zbulimin’ e Pamelas e ka David Hasselhoff i cili ne vitin 1991 e solli ne serialin ‘Baywatch’. Ne momentin kur veshi kostumet e kuqe fama boterore ishte e siguruar.

Ne vitet qe pasuan, Pamela nuk mahniti kritiket e filmit, por tabloidet po, te cilet argetoheshin me jeten e saj te shfrenuar, nje porno-xhirim shtepiak me bashkeshortin e atehershem Tommy Lee, ndarje me shume zhurme dhe lufte per mbrojtjen e kafsheve.
Per t’i vetedijesuar njerezit qe te mos veshin gezof, Pamela u zhvesh per pllakatin reklamues te PETA-s, ndersa zinxhirit te ushqimit te shpejte, Kentucky Fried Chiken iu ofroi si shenj mbrojtese qe ne vend te gjoksit te pules te perdorin gjoksin e saj, nderkaq iu bashkua edhe shume aktivisteve te cilet lakuriq fare protestuan neper vitrinat e dyqaneve kunder mundimeve te kafsheve.

‘‘Feministet e verteta i perdorin atributet femerore per te arritur disa rezultate ne zgjidhjen e problemeve sociale dhe shoqerore’‘, pat deklaruar nje here Pamela e cila nga seksipili nuk heqe dore as sot kur siq thuan ka bankrotuar dhe jeton ne nje rimorkio.