Pamela ka provuar kokainën

Pamela Anderson ka zbuluar se ajo kishte provuar kokainën kur kishte qenë më e re, por thotë se nuk i kishte shijuar efektet e kësaj substance ilegale.
Aktorja 42-vjeçare, e ka pranuar këtë gjatë një interviste të dhënë për shoun televiziv britanik “Jeremy Kyle Show Special: Celebrity Scandal with Pamela Anderson”.

“Mirë, e kam provuar dhe nuk më ka pëlqyer. Jam tërësisht mbi dhe ajo nuk funksionon për mua. I kam provuar gjërat”, ka thënë Pamela.

Biondina, e cila ka dy djem, Brandon, 12, dhe 11-vjeçarin Dylan nga martesa e saj e dështuar me rokerin Tommy Lee, thotë se ajo pi me arsye dhe ende i lejon vetes ‘të çmendet’ kur dëshiron.