Partizani, dashuria per fanelen e kuqe

Partizani e ka filluar mire fazen e fundit te kampionatit me dy fitore me Bylisin dhe Dinamon dhe nje humbje fundjaven e shkuar me Shkumbinin.
Pakti i fundit me presidentin Xhani i te gjithe futbollisteve, per te mos kerkuar rrogat e tyre, vazhdon te respektohet. “Nuk ka permiresim. Eshte po ajo situate, por disa sportedashes dhe tifoze kane ndihmuar futbollistet me shuma simbolike dhe kjo ka ndikuar pozitivisht tek keta futbolliste”, shprehet trajneri Shpetim Duro.

Por ka edhe nga ata lojtare qe ne Tirane, per te luajtur me Partizanin, jetojne me qera dhe per te perballuar kerkesat e perditshme profesioni i tyre nuk po i ndihmon, si rrjedhoje ata i jane kthyer serish ndihmes familjare. I tille eshte edhe Viktor Gjyla. “I kemi vene kapak kesaj pune. Tani e kemi mbledhur mendjen. Eshte pak e veshtire jeta e Tiranes. Per qerane kemi marre ca leke, ca te tjera na i jep familja. Presidenti na ka premtuar se ne fundin e ektij muaji gjerat do rregullohen”, shprehet lojtari.

Nderkohe, kapiteni Orges Shehi tregon se ky reagim i lojtareve ka ardhur pas mbeshtetjes qe treguan tifozet, te cilet jo vetem filluan te shkonin serish ne stadium, por hapen edhe nje llogari bankare, ku me mundesite e tyre modeste per te mbajtur nje skuader, kane dhene nje mbeshtetje morale.

Pa merit Partizani ne nje kategori me posht,marre marre marre