Pas 11 vjetësh, zbulohet planeti i humbur

Teknikat e reja të teknologjisë kanë zbuluar një planet që ishte fokusuar në teleskopin Hubble Space që para 11 vjetësh.
Strategjia e re më e përparuar e quajtur NICMOS duket tashmë se i ka hyrë një pune të re kërkimore, këtë radhë jo në qiell, por në arkivat e Hubble Space për të gjetur cfarë u ka humbur sysh dhjetra vite më parë nga kërkimet që janë bërë në galaktike.
Metoda është përdorur për të gjetur një gjetur një planet, imazhet e të cilit ishin marrë që në vitin 1998, por që falë metodave më të avancuara u zbulua një vit më parë.

Planeti është është vlerësuar të jetë të paktën rreth 7 herë më i madh se Jupiteri dhe dyshohet se është i rrethuar nga dy planete të tjerë por që janë të rrethuar nga yje plot pluhur dhe ndodhet 130 vjet-dritë larg Tokës.
NICMOS nuk mund të shohë dy planetët e tjerë sepse llamburitja e yjeve dështon shikueshmërinë e tyre.

"Gjithsesi ne dëshmuam se teleskopi NICMOS është më i fuqishëm për të dalluar planetet”, shprehet shkencëtari që gjeti planetin, David Lafreniere nga Universiteti i Torontos në Kanada.
”Teknika jonë e re e përpunimit të imazhit mund të dallojë planetet që pengohen të shihen për shkak të shkëlqimit të yjeve pranë tyre, dhe mund të dallojnë pikërisht ata objekte që fshihen nga një e dhjeta e shkëlqimit që i rrethon ndryshe nga sa mund te dallonte më parë Hubble”, thotë Lafreniere.
Gjtja e këtyre planetëve nuk është e lehtë, pasi ata qëndrojnë pas yjeve. Por gjatë dy dekadave të fundit, shkencëtarët kanë fokusuar më shumë se 300 planete të fshehur që rrotullohen rreth yjeve.

burimi/BalkanWeb

po duhet te kete jete atije:eek: