Pas flirtit në Facebook, profesorët përjashtohen nga puna



Autoritetet studentore po japin një leksion të mirë sa i përket komunikimit shoqëror në Facebook, mes profesorëve dhe studentëve.

Gazeta e njohur amerikane, New York Post ka publikuar një artikull mjaft interesant, lidhur me tre profesorë në qytetin e New York-ut, të cilët janë suspenduar nga puna, pikërisht për shkak të dyshimeve rreth komunikimit jo të duhur me studentët e tyre në Facebook.

Në një rast, ish profesori i Bronx, Chadwin Reynolds është “miqësuar” me shumicën e studenteve vajza, dhe u ka shkruar komente në fotografitë e tyre, të ngjashme si “ kjo është shumë seksi”.

Thuhet se profesori 37 vjeçar i Fordham High School for the Arts madje është munduar që të caktojë një takim me një tinejxhere të cilën e ka pas edhe nxënëse, dhe përveç tjerash ai i ka dërguar asaj lule, ëmbëlsira dhe ndërkohë është pajisur me numrin e saj të telefonit.

Për më shumë, profesori ka postuar edhe një status në të cilin shkruan, “Unë nuk jam gjinekolog, por do të hidhja një sy brenda”. Për këtë gjest, profesori gjithsesi është suspenduar nga puna.