Pas Guardiolës ikën edhe Mourinho ?

Pasi u zyrtarizua se Pep Guardiola do të largohet nga drejtimi I Barcelonës në fund të sezonit, tashmë një tjetër temë e nxehtë në Spanjë është edhe e ardhmja e José Mourinho te Reali i Madridit. Dështimi në objektivin për të fituar Champions League shkaktoi lëkundjen e pozitave të trajnerit portugez në stolin “merengue”, ndërsa “Special One” deklaroi se nëse klubi dhe lojtarët dëshirojnë, ai do të vazhdonte ta drejtonte skuadrën.
Por, tashmë janë rritur spekulimet se pas Guardiolës, La Liga mund të humbasë edhe Mourinhon . Një prej kërkesave të teknikut luzitan që të qëndrojë në Madrid ishte që presidenti Florentino Perez ti japë pushtet të plotë në merkato, duke e kthyer në trajner-menaxher, si ndodh edhe në Angli.
Pasi largoi Raul Gonzales gjatë sezonit të kaluar, ky rol do ti jepte Murinjos pushtetin që të largonte edhe një tjetër idhull të Realit. bëhet fjalë për portierin dhe kapitenin Iker Kasijas. “Gardiani” akuzohet se është ndër iniciatorët e lëvizjes anti-Mou dhe se drejton klanin e lojtarëve spanjollë që punon për largimin e trajnerit.
Edhe pse përpara gjysmëfinales së kthimit me Bajernin, numri 1 kishte deklaruar se në të ardhmen dëshironte të bëhej një trajner si Mou, pas eliminimit nga bavarezët ai nuk e fshehu pakënaqësinë për taktikat e trajnerit, duke bërë të ditur se pas 15 minutave lojë, kur madrilenët kryesonin 2-0, Mou i kërkoi ekipit të mbrohej dhe më pas ajo që dukej një fitore e padiskutueshme u shoqërua nga komplikimi I ndeshjes dhe në fund me lamtumirën e ëndrrës europiane.
Nuk përjashtohet që Mourinho të vendosë largimin nga Reali I Madridit, për t’u rikthyer në stolin e Çelsit, apo edhe te Interit, pasi tifozeritë e këtyre dy skuadrave, por edhe presidentët Abramovich dhe Moratti nuk I kanë harruar sukseset me “Special One”.

Mourinho nuk iken

Kush jane ata dy :stuck_out_tongue: :stuck_out_tongue:

Deputet jane, te partise demokratike:D