Pas ndarjes, pse është e mirë vetmia?

Nëse para pak kohësh i keni dhënë fund një lidhjeje dhe secilën gjë që e bëni ende ua kujton personin me të cilin keni ndarë pothuajse të gjitha gjërat, është vështirë që të shihen anët pozitive të beqarisë, por me të vërtetë ekzistojnë shumë prej tyre.
Ndoshta disa përparësi të kësaj jete do t’ju duken banale, por kur të mësoheni me mungesën e personit që keni dashur, do të krijoni shprehi të reja, të cilat do t’jua zbukurojnë jetën dhe do ta bëjnë atë më të thjeshtë e më të këndshme. Njiheni veten tuaj, para se të hyni në lidhjen tjetër, ndoshta kësaj radhe në lidhje të përjetshme, e deri atëherë kënaquni në momentet, të cilat ua ofron liria dhe pavarësia e re.
Ndjejeni shijen e re të lirisë
Nuk mendojmë që kur jeni në lidhje se jeni të lidhur me zinxhirë si robërit, por është fakt që lidhja përmban disa obligime të caktuara ndaj partnerit. Tani, kur ai nuk është më në jetën tuaj këtë kohë mund ta shfrytëzoni për aktivitete të tjera. Mund të shkoni dhe të bëni çfarë të doni. Jeni “shef” i vetes tuaj dhe askush më nuk ju pengon që të bëni gjërat të cilat gjithmonë keni dashur që t’i bëni. Shumë thjesht mund të filloni një aventurë. Mund të provoni diçka që kurrë nuk do ta bënit po të ishit ende në lidhje.
Ai nuk është dashuria e jetës suaj
Ndoshta keni besuar se me të do të mbeteshit deri në fund të jetës, por ja që fati ka luajtur me ju. Secilën herë kur të mendoni për të duhet ta dini se ai në esencë nuk ka qenë mashkulli i jetës suaj, sepse po të ishte do të ishit ende me të. Ajo që është e mrekullueshme kur e mendoni një gjë të tillë është fakti që të duhurin duhet ta takoni ende. E deri atëherë kënaquni me momentet e porsazbuluara të pavarësisë dhe asaj që ofron jeta.
Mund ta ngrehni spirancën7


Krejt çfarë ju ka mbajtur në ndonjë vend, qytet, shtet, është ai, e tani i keni dyert e hapura. Nëse gjithmonë keni ëndërruar që të studioni apo punoni në një qytet, shtet ose kontinent tjetër ose megjithatë për një udhëtim të gjatë rreth botës, tani e keni mundësinë ideale për një gjë të tillë. Ngriheni spirancën dhe lundroni në ujëra të panjohura e interesante.
Koha e qetësisë
Kur keni qenë me të s’ka pasur kurrë qetësi, gjithmonë bëhej diçka, bisedohej, gjithmonë dëgjohej zhurmë, muzikë, rrallë keni mundur të gjeni kohë vetëm për vete. Tani mundeni që sërish të mësoheni me faktin se çfarë do të thotë që të keni kohë vetëm për vete dhe atë ta kaloni në mënyrën të cilën e preferoni.
Më pak obligime
Rrëmuja juaj është vetëm juaja, vetë e keni bërë. Pra, kur të pastroni dhe rregulloni, e dini që tani nuk e bëni për shkak se ai e ka shkaktuar rrëmujën. Nuk ka më mbledhje të rrobave të palara, të mbathjeve e peshqirëve, revistave, gotave, enëve në shtëpinë tuaj. Në bend të kësaj mund ta kaloni kohën në mënyrë më të bukur e më konstruktive.
Njohja e njerëzve të rinj
Deri tani kryesisht jeni shoqëruar me miq të përbashkët dhe me çifte të tjera. Tani ndoshta keni më shumë nevojë që ta zgjeroni rrethin e miqve tuaj, duke njohur njerëz të rinj e interesantë. Përveç kësaj, keni shumë më shumë raste dhe vullnet për të dalë dhe për t’u shoqëruar me miq.
Gëzojuni të panjohurës
Para jush sapo është hapur një jetë e re, e cila është e panjohur, por që mundet të jetë edhe shumë interesante. Mund ta filloni jetën nga e para, të analizoni disa mangësi që keni dhe të ndryshoheni për të mirë, të gjeni interesa të reja, një rreth të ri të nejçëve. Jeta është e mbushur me mundësi, ndërsa nga ju varet se cilën rrugë doni që ta zgjidhni. Ndoshta nuk do të jetë rruga të cilën e keni ndjekur deri tani, por të gjithë e dimë që jeta është e mbushur me të panjohura dhe me gjëra të paparashikueshme.