Pastërtia e tepërt, e dëmshme

Ekziston një lidhshmëri ndërmjet fiksimit për pastërtinë dhe numrit gjithnjë e më të madh të personave depresivë - thonë shkencëtarët amerikanë. Sipas tyre, eliminimi i baktereve dhe viruseve, në fakt e zvogëlon imunitetin tonë dhe kjo ka efekt në funksionin e trurit.

Tash e një kohë për shtimin e numrit të personave astmatikë dhe alergjikë fajësohet ambienti steril në të cilin jetojmë. Disa baktere janë të nevojshme për funksionimin e duhur të sistemit imunitar. Pa to, trupi ynë reagon në mënyrë të tepruar ndaj pluhurit dhe polenit që rezulton me alergji.

Ekspertët nga Atlanta pohojnë se ky reagim i tepruar ndikon edhe në tru, i cili me vështirësi prodhon substancat kimike që na bëjnë të lumtur (siç është serotonina), ndërsa kjo sjell deri te depresioni.

Këta shkencëtarë besojnë se sistemi imunitar shkakton depresion. Sipas tyre, nëse gjatë rritjes u jemi ekspozuar më shumë mikrobeve, atëherë imuniteti ynë i kontrollon më mirë inflamacionet.

Mirëpo, sot ambienti ku jetojmë është aq steril (pa mikrobe), saqë sistemi imunitar nuk ka se si të mësohet me shkaktarët e infeksioneve, dhe për këtë arsye vjen deri te reaksionet e tepruara që ndikojnë edhe në tru

te shqiptaret eshte nje e met e madhe , se ne ambijent ku jetojn e mbajn teper paster e jasht oborrit hudhin mbeturinat. sidoqoft e vertet eshte se nga higjena e tepert kalon ne deprosjon.

ncncncnc :o…pastertia qenka e demshme?..:o…s’ka mundesi

per faktin se kalon ne depresjon aurora mbase .

posi posi…kalon ne depresion duke mbajtur ambjentin paster…duket absurde…po cfare nuk degjon

Aurora eshte keq te kaloj ne depresjon, sepse kur shikon ne ekstrem te mbashe higjen eshte bukur veshtir sepse jo cdo njeri jan si ti psh apo dikush tjeter se don me patjeter te jen gjera cdo her ok… sidomos ne shpi se per higjene e trupin nuk hyn kjo besoj.

Ne shqiperi motra femrat pergjithsisht jane shume te kujdesshme ndaj shtepise…madje duan qe c’do gje te behet nga dora e tyre (megjithse,kane ndryshuar kohet,marrin edhe ndihmse)…

ndersa femrat ne bote,i besojne ndihmseve…dhe shtepit e tyre brenda dhe jasht mund ti gjesh sikur ka rene bomba…:p…

ti mendo vetem kaq…qe ne bote njerzit per fundjave dalin jasht qytetit…femrat shqiptare shkundin me themel shtepine hahahahhaa dhe besoj se ke te drejt kur thua te bene keq…se ne jemi vertet gjysmake ne fakt…

e pra kjo eshte mete e ne shqiptarve sepse shiko filmat apo ndonje dokumentar se behen jasht… cdo her rremuj shpin dhe nuk merziten ,e ne o te jet cdo gje % mir o sben

po kte e kemi dit me koh…eshte sh e vertet…
e njejta gje vlen edhe per vet organizmin e njeriut…ne momentin qe sje prek nga asnje semundje…dhe trupi jot “sulmohet” nga nje mikroorgnizem…ti e perjeton sh me rend se sa nje tjeter…sistemi imunitar i te cilit eshte aktivizuar me par nga semundje te tjera…

(po un shpetoj nga ky rast se un 3 or ne dark jam ne shpi :P)

po nuk shpeton dot se vikendeve edhe ti je aty ne shpi :stuck_out_tongue:

Po per personat qe mbajn higjen te TEPRUAR, mua me duken sikur kan nje çrregullim i personit, per kete arsye edhe kalojn shume ne depresion, prandaj edhe nuk eshte qudi te kalojn edhe ne Fobi ndaj bakterieve, BACILOFOBI :slight_smile:

e ca rendesi ka se ku je? mjafotn qe ambijenti-(shqip-mjedisi, e lexova te ajo tema e gjuhes :P) ku rri te mos jete aq i paster sa mos te ekzistoj pluhur fare.

megjithate ketu sflitet per ne shqiperi o njerez, se vetem nga pluhuri nuk vuajm ne :stuck_out_tongue: