Pattinson dhe Stewart kapen duke u puthur

Dy yjet e filmit “Twilight”, Robert Pattinson dhe Kristen Stewart, kanë nxitur sërish spekulimet se ata janë duke pasur një lidhje të fshehtë, pasi janë parë duke u puthur në koncert në Kanada.

Një fans dinak ka kapur një foto të dyshes duke u puthur në turmë në koncertin e grupit “Kings of Leon” në Vancouver gjatë të shtunës në mbrëmje.

Kjo vjen vetëm disa ditë pasi aktorja Jennie Garth zbuloi se Pattinson ishte në lidhje me një bashkë-aktore të filmit “Twilight”, lajm të cilën ajo e kishte marrë nga burri i saj Peter Facinelli, i cili po ashtu luan në film.

E kush nga kto esht Pattinson dhe Stewart???