Paulo Coelho

Paolo Koelho është një nga 5 shkrimtarët më të lexuar botërisht të viteve të fundit.
Koelho na bën të udhëtojmë në një ecuri kërkuese të ‘’mitit personal’’.
Paolo Koelho u lind në vitin 1947 në qytetin e Rio de Zhaneiros. Braktisi studimet e tij për të udhëtuar në botë si hipi. Kur u kthye në Brazil, filloi të shkruante vepra teatrale dhe tekste për këngët e Raul Seiksas. Në vitin 1970 do të botojë revistën ‘’2001’’. Në vitin 1981 braktis punën e tij si drejtor i një Kompanie Diskografike dhe fillon përsëri të udhëtojë nëpër botë edhe për dy vjet të tjerë. Në Hollandë do të njohë njëriun që i ndryshoi jetën, duke e nxitur të zbulojë vetveten e tij. Koelho do të rilindë shpirtërisht i drejtuar drejt kristianizmit dhe atëherë do të rifillojë të shkruajë, këtë herë libra.

Filloi me ‘’Kalendari i një Magjistari ose Pelegrini i Kobostelit’’ (1987), që përshkruante eksperiencat e vetë shkrimtarit. Në vazhdim do të shkruajë ‘’Alkemisti’’ (1988), Brida’’ (1990), Valkiriet (1992), ‘’Në brigjet e lumit Piedra u ula dhe qava’’ (1994), ‘’Mali i pestë’’ (1996), ‘’Manuali i luftëtarit të Dritës’’ (1997), ‘’Veronika vendos të vdesë’’ (1998) ‘’ Djalli dhe zonjusha Prim’’ (2000), ‘’11 Minuta’’ (2003), ‘’Zahir’’ (2005) etj. Gjithashtu shumë të famshme janë edhe historitë e shkurtra që Paolo Koelho shkruante nëpër revista me titullin ‘’Maktub’’.

Librat e tij janë përkthyer ne 57 gjuhë në mbi 150 shtete. Koelho gjithashtu është nderuar me shumë cmime ndërkombëtare, midis tyre dallojnë Crystal Award, si edhe Kavalier i Urdhërit të Legjeonit të Nderit, që ju dha nga shteti francez. Paolo Koelho u pranua në Akademinë Letrare të Brazilisë në vitin 2002.

Celësi i veprës së tij është kërkimi brendësor dhe zbulimi i vetvetes sonë, Është një aventurë Vetënjohjeje, është një luftë brendësore. Është i besimit katolik, por beson se se cdonjëra nga fetë, nëse janë zgjedhur me sinqeritet, na udhëheq drejt Zotit.

Sic thotë dhe vetë: ‘’Gjuha e simboleve është mënyra jonë për të komunikuar me Zotin. Për të mësuar këtë gjuhë nevojitet të zhvillojmë intuitën tonë. Kur dikush ndjek rrugën e ndërgjegjes së tij, atëherë do të vijë dhe momenti që trupi dhe shpirti do të rilindin’’. Paolo Koelho përpiqet të kuptojë vetveten dhe botën nëpërmes punën së tij që është shkrimi letrar, dhe mori kurajo për të jetuar ëndrrën e tij në vitin 1986, kur bëri Ecurinë në Santiago, dhe kreu pelegrinazhin legjendar të Shën Jakovit nga Shën Zhan Pierre de Port të Francës e deri në Santiago de Kobostella të Spanjës, duke ndjekur gjurmët e pelegrinëve të epokës së Mesjetës.
Koelho beson se Luftëtari i Dritës është cdo njeri, që përvec vështirësive të përditshme, është akoma i aftë të luftojë për ëndrrat e tij, mjafton të mos lërë zhurmën e botës të mbysë zërin e tij të brendshëm, mjafton që të zgjojë brënda tij vetveten tjetër që fle i harruar në një rrugë të mbushur me lajka, tundime, kurthe dhe ‘’lufta’’ që po zhvillohet është përpjekja e vazhdueshme për tja kaluar më mirë me vetveten tonë por edhe me njerëzit e tjerë që kemi përreth, duke përshtatur jetën tonë në rregullat e harmonisë. ‘’ Cfarë është Luftëtari i Dritës?’’ ‘’ Është ai që është i aftë të kuptojë mrekullinë e jetës, të luftojë deri në pikën e fundit për dicka që beson’’ Sikurse thotë dhe shkrimtari duke folur për Alkemistin, ‘’ Universi komploton për të na ndihmuar, atëherë kur përpiqemi për të jetuar ëndrrën tonë personale’’. Me këtë mënyrë zbulon se , kur dikush mund të përqëndrohet në të tashmen, atëherë është një njeri i lumtur dhe hap monopatin e vjetër për njohjen e botës: monopatin që kalon nga zemra.

Përsa i përket pyetjes klasike, nëse njeriu është i keq apo i mirë, Koelho thotë se : ‘’Një ëngjëll dhe një demon është gjithmonë afër nesh, dhe do të duket ai të cilin dëgjojmë më tepër. Beson në idenë e ‘’Anima Mundi’’ (Shpirti i Botës), ku cdo individ, nëpërmes përkushtimit të plotë te veprimeve të tij, hyn në një kontakt me frymëzimin e universit.

Për misticistës thotë se janë: ‘’Njerëzit më të hapur, që nuk vënë mure midis atij që quajmë realitet i botës materiale dhe pjesës së padukshme të realitetit, domethënë të ndjenjave, senseve, dhe intuitës. Ekzistojnë shumë popuj që pranojnë këtë botë të padukshme, është brëmda kulturës së tyre dhe sensi i përgjithshëm që mbizotëron është : ‘’le të përpiqemi të shohim se cfarë ndodhet pas gjithckaje qe mund të shohim’’.

Për Shpirtin, Koelho thotë se është pjesa që na lidh me imazhin e Zotit. Konsideron veten e tij si një pelegrin që lufton për ëndrrat e tij , dhe shpreson të vazhdojë kështu deri në fund të jetës së tij. Sepse sipas tij të ndjekësh një ëndërr nuk do të thotë të arrish diku. Thotë se: ‘’ e rëndësishme është se nevojitet të jesh trim, të kesh guxim, të këmbëngulësh. Përndryshe do të paralizohesh. Të jesh trim nuk do të thotë të mos ndjesh frikë, pasi frika është bashkëudhëtari ynë. Por duhet ta kapërcejmë dhe mos ta lëmë të na paralizojë. Dy gjëra na paralizojnë: e para është të kujtojmë se gjithcka është e pamundur dhe e dyta kur mendojmë se ëndrrat tona janë të mundshme për tu realizuar por përdorim si justifikim frikën se nuk mud tja dalim mbanë’’. Eksperiencat e përditshme krijojnë reagime, që pasqyrohen në kërkimin tonë brendësor.

Për vdekjen Koelho thotë: ‘’ Njerëzit nuk besojnë se do të vdesin. Besojnë se do të vdesin prindërit e tyre. Nëse do të kishin parasysh se do të vdisnin, shumë gjëra do të ishin ndryshe. Do të ishin të vëmendshën për jetën e tyre, nuk do të merreshin me cfarë bëjnë të tjerët. Nuk besoj se vdekja është fundi i gjithckaje. Vdekja ëtë një shoqëri e mirë dhe mund të na ndihmojë të marrim vendime të nevojshme’’.

Dekalogu i Paolo Koelhos

  1. Të gjithë njerëzit janë të ndryshëm. Dhe duhet të bëjnë c’është e mundur për të mbetur kështu.

2. Cdonjeriu i janë dhënë 2 cilësi: fuqia dhe talenti. Fuqia e udhëheq të takojë fatin e tij. Talenti i tij e detyron të ndajë me të tjerët elementët më të mirë që ai zotëron. Cdonjeri duhet të dijë se kur duhet të përdorë njërën apo tjetrën.

3. Cdonjeriu i është dhënë një virtyt: aftësia për të zgjedhur. Për atë që nuk përdor këtë virtyt, shëndërrohet në mallkim – dhe të tjerët do të zgjedhin gjithmonë për të.

4. Cdo njeri ka Mitin e tij Personal për të materializuar dhe ky është shkaku për të cilin ai vjen në këtë botë. Miti Personal shfaqet tek entusiazmi i tij tek gjithcka që ai bën

5.Cdo njeri duhet të njohë dy gjuhë: gjuhën e shoqërisë dhe gjuhën e shenjave. E para shërben në komunikimin me të tjerët, ndërsa e dyta shërben për të shpjeguar mesazhet nga Zoti.

6. Cdo njeri ka të drejtë të kërkojë kënaqësinë – domethënë atë që i jep gëzim atij dhe jo medoemos dhe të tjerëve.

7. Cdo njeri duhet të mbajë të gjallë brënda tij flakën e shenjtë të ‘’cmendurisë’’. Dhe duhet të sillet si një njeri i zakonshëm.

8. Gabimet e vetme që konsiderohen si serioze janë si në vazhdim: mosrespektimi i të drejtave të tjetrit, paralizimi nga frika, ndjenja e fajtorit, të kujtosh se nuk meriton as të mirat dhe as të këqijat që të ndodhin në jetën tënde dhe të jesh frikacak. Të duam armiqtë tanë , por të mos bëjmë aleanca me ta. Ata ndodhen në rrugën tonë për të testuar shpatën tonë dhe meritojnë vlerësimin e betejës sonë. Ne duhet të zgjedhim armiqtë tanë dhe jo anasjelltas.

9. Të gjitha fetë udhëheqin tek i njëjti Zot dhe të gjitha meritojnë të njëjtin respekt.

Autori im i preferuar!..(y)

Gjithashtu edhe mua me pelqen shume ky autor,ja vlejne gjithe librat e tij,(y)

Sekreti i lumturise…

Njehere e nje kohe,nje tregtar,dergoi te birin e tij qe te mesonte sekretin e lumturise tek me i mencuri dhe i urti i te gjithe njerezve.
Djali udhetoi i rraskapitur per dyzet dite ne shkreterire,derisa arriti ne nje keshtjelle te mrekullueshme ne majen e nje mali.Atje jetonte ‘‘I Urti’’ qe kerkonte djali.
Ne vend qe te gjente nje njeri te shenjte…heroi yne hyri ne nje salle ku mbreteronte nje nje levizje e pareshtur,nje zhurme e madhe,nje gjendje e cmendur:
tregtare qe hynin e dilnin,gjithandej grupe te vegjel qe flisnin me ze te larte,nje orkesterz qe luante melodi te embla. Diku aty ishte edhe nje tavoline e mbushur plot e perplote me te gjitha llojet e gjelleve me te shijshme dhe me te famshme te asaj krahine.
‘‘I Urti’’ fliste me te gjithe,ndaj djalit i duhej te priste dy ore qe t’i vinte radha per tu pritur nga ai.
‘‘I Urti’’ e degjoi me vemendje arsyen e vizites se djalit,por i tha djalit qe ne ate moment nuk kishte kohe te mjaftueshme qe t’i shpjegonte atij sekretin e lumturise.Edhe i sugjeroi qe te bente nje shetitje neper pallat e te kthehej pas dy oresh.
Nderkohe dua te te kerkoj nje nder,i tha plaku,duke i dhene ne dore nje luge te vogel caji,ne te cilin hodhi dy pika vaj.
‘‘Kur te ecesh,mbaje kete luge ne dore edhe ki kujdes mos te rrezosh ne toke pikat e vajit’’.
Djali filloi te ngjiste e zbriste shkallet e gjata te pallatit,duke mos i shkeputur syte per asnje moment nga pikat e vajit ne lugen qe mbante ne dore.Ne krye te dy oreve ,djali rikthehet tek ‘‘I Urti’’.
Atehere me thuaj i thote ‘‘I Urti’’, a i pe qilimat e mrekullueshem persian qe kam ne dhomen e ngrenies? Po kopshtet e mrekullueshme qe rrethojne keshtjellen,a e di iu deshen plot 10 vjet,mjeshtrit te kopshtareve per t’i krijuar?Po pergamenat e bukura qe ndodhen ne biblioteken time, a i vure re?
Djaloshi i turperuar,i rrefeu qe nuk kishte pare asnje gje.Shqetesimi i tij i vetem ishte qe te mos rrezonte ne toke pikat e vajit qe ‘‘I Urti’’ i kishte besuar,per t’i mbajtur me shume kujdes.
Epo mire,nuk ka gje,i kthehet ‘‘I Urti’’,ktheu pas dhe shiko nje nga nje mrekullite e botes sime.Nuk mund te kesh kurre besim tek nje njeri,nese nuk i njeh mire shtepine e tij.
I qetesuar,djaloshi me lugen ne dore,rifilloi te shetiste pallatin,por kesaj here,duke verejtur me kujdesin me te madh te gjitha veprat e artit te varuara ne tavan dhe mure.
Veshtroi kopshtet,malet rrethues,brishtesine e luleve,thjeshtesine dhe shijen me te cilen cdo veper arti ishte vendosur ne vendin e duhur,ne harmoni te plote me gjithcka qe e rrethonte.
Ne kthim,kur ritakoi ‘‘Te urtin’’,rrefeu dhe pershkroi me zellin me te madh gjithcka qe kishte pare ne pallat,ne cdo detaj.
Po pikat e vajit,qe te lashe nen kujdesje,ku i ke?- pyeti ‘’ I Urti’’.
Duke pare lugen,djali vuri re qe i kishte rrezuar pikat e vajit.
‘‘Ja pra,i tha ‘‘I Urti’’ – Sekreti i Lumturise eshte te arrish te shikosh te gjitha mrekullite e botes ne cdo detaj,pa harruar per asnje moment dy pikat e vajit qe mban me vete ne luge.’’…

(Pjese e shkeputur nga romani ‘‘Alkimisti’’ i Paolo Coelho)

      • Updated - - -

Paulo Coelho

Nganjëherë jemi preja e një ndjesie trishtimi që nuk mbërrijme ta kontrollojmë…
Kuptojmë që çasti magjik i ditës ka kaluar dhe ne nuk kemi bërë asgjë. Jeta e fsheh magjinë dhe artin e vet. Duhet ta bëjmë të flasë fëmijën e dikurshëm që ende ekziston brenda nesh…
Ky vogëlush është në gjendje t’i kuptojë momentet magjike. Ne dimë si ta mbysim të qarën e tij, por nuk dimë të bëjmë të heshtë zërin. Fëmija i dikurshëm është gjithmonë brënda nesh. Lum fëmijët sepse e tyre është mbretëria e qiejve. Nëse nuk rilindim, nëse nuk arrijmë ta shohim jetën me pafajësinë dhe entuziazmin fëminor, jeta nuk ka kuptim. Ka shumë mënyra për t’u vetëvrarë. Ata që provojnë të asgjësojnë trupin e tyre, shkelin ligjin e Zotit. Por edhe ata që përpiqen të vrasin shpirtin, thyejnë ligjin hyjnor, edhe pse krimi i tyre është më pak i dukshëm për sytë e njeriut. Le të tregohemi të vëmendshëm ndaj asaj që thotë fëmija i ndryrë në zemrën tonë…
Të mos kemi turp. Të mos e lëmë të ketë frikë, sepse ai vogëlush ndihet i vetmuar se ne nuk e dëgjojmë thuajse kurrë. Le t’ia lëmë atij për pak frerët e ekzistencës sonë. Ky fëmijë, e di mirë se çdo ditë është e ndryshme…
Le të përpiqemi që ai ta ndiejë se e duam prapë. Le t’i japim gëzim duke u sjellë në mënyrë të pazakontë për ne, apo të dukemi të marrë në sytë e të tjerëve. Është mirë të kujtojmë që mençuria e njerëzve është marrëzi përpara Zotit. Nëse dëgjojmë fëmijën që kemi në shpirt, sytë tanë do të rigjejnë shkëlqimin. Dhe nëse nuk e humbim komunikimin me këtë fëmijë, ne nuk e humbim as lidhjen tonë me jetën…

shum e bukur kjo pjesa Sekreti i lumturise!

1-Çdonjeriu i është dhënë një virtyt: aftësia për të zgjedhur. Për atë që nuk përdor këtë virtyt, shëndërrohet në mallkim – dhe të tjerët do të zgjedhin gjithmonë për të…

2-Çdo njeri duhet të njohë dy gjuhë: gjuhën e shoqërisë dhe gjuhën e shenjave. E para shërben në komunikimin me të tjerët, ndërsa e dyta shërben për të shpjeguar mesazhet nga Zoti…

3-Të gjitha fetë udhëheqin tek i njëjti Zot dhe të gjitha meritojnë të njëjtin respekt…

4-Të gjithë njerëzit janë të ndryshëm. Dhe duhet të bëjnë ç’është e mundur për të mbetur kështu.

5-Çdonjeriu i janë dhënë dy cilësi: fuqia dhe talenti. Fuqia e udhëheq të takojë fatin e tij. Talenti i tij e detyron të ndajë me të tjerët elementët më të mirë që ai zotëron. Çdonjeri duhet të dijë se kur duhet të përdorë njërën apo tjetrën…