PayPal në Shqipëri, më në fund plotësisht funksional

Në kuadër të forumit më të madh të ueb masterave shqiptar Webmaster.al u dha një lajm interesant që kishte të bënte me Paypal dhe Visa

Shërbimi i pagesave online PayPal në bashkëpunim me Visa, kanë pranuar së fundmi edhe Shqipërinë në listën e shteteve që mund të marrin dhe dërgojnë pagesa online, duke pasur një llogari të thjeshtë në Paypal.com dhe tani procesi i pagesave të këtilla është tërësisht funksional edhe në Shqipëri.

Edhe pse Shqipëria ishte pjesë e PayPal që nga viti 2008, problemi kryesor ishte fakti që vetëm mund të dërgoheshin para (pra të bënit blerje në internet) e ndërsa sot, me 7 Prill 2011 më në fund të gjithë përdoruesit mund të kenë një llogari të plotë në PayPal, ku mund të bëni fare thjesht transferime online duke pasur vetëm e-mailin e personit që dëshironi ti dërgoni para.

Shërbimi i ri i pagesave online paraqet një hap tjetër të rëndësishëm në zhvillimin e Shqipërisë, e mbi të gjitha kjo do të shërbejë më së miri për ata që bëjnë rregullisht transferime online, duke shfrytëzuar PayPal.

E gjersa e mirëpresim këtë lajm të mirë për tregun shqiptar, mbesim me shpresë që diçka të ngjashme do të përfitojmë edhe në Kosovë brenda një të ardhme të afërt.

Faleminderit,Po me ne fund,por ate Butonin Donate nuk po e gjej dot,si duket nuk qenka per shqiperin ai se butonet e tjere qenkan ne dispozicion.

Vetem keto jane:

Gje e mire per perdoruesit Paypal ne Shqiperi

Kliton, provo ta krijosh ketu: https://www.paypal.com/us/cgi-bin/?cmd=_donate-intro-outside

Po Reno e provova,por kur kycem ne paypal,nuk me del me ai butoni Donate per te krijuar,se kuptoj pse?

gje e mire vretete ishalla ne te ardhmen ofron edhe ne gjuhen tone sepse do jete me e lehet per te gjithe.

po me pelqen shume kjo qe Shqiperia perdit e me shume po inkuadrohet ne cdo gje te re qe ka lidhje me Teknologjine:)

por e kisha 1 pyetje : Paypal nuk e kuptoj dhe aq termin, A dmth kjo sikur kur ke nje Bankomat (Konto private) me CC (Credit Card) apo eshte krejtesisht tjeter ? Si mund ta hap 1 paypal account psh ? Nese kishit mundur 1 sqarim t`vogel, sdo ishte keq :smiley:

Me Paypal mund te besh pagesa online, pa treguar Informacionet e llogaris bankare apo numrin e kartes se kreditit.
Mund te rregjistrohesh falas, dhe me pas duhet ta lidhesh me nje kart kreditit qe eshte me praktikja.
Per te bere pagesa eshte falas, kurse kur merr pagesa ne paypal ka nje komision te vogel.

aha, kuptova flm ReniX :slight_smile:

reni. a te pyes edhe un dicka. par disa kohesh jam perpjekur qe te trasferoja disa para nag nje llogari e imja bwin. te te logaria ime paypal. sepse doja te rimbushja nje llogari tjter timen, per disa baste sportive. dhe nuk ja arrita dot qelloimit. mos ka qen kjo pengesa qe ka pash shqiperia te paypal? domethen qe nuk funksiononte e plote per shqiperin???

jo nuk besoj se pengonte ky fakt! duhet te kete qene ndonjegje tjeter!
ky fakt eshte se tani mund te lidhesh llogarin e paypal me kartat shqiptare.

Me ne fund shyqyr kete e kam pritur