Penjtë e merimangës për sistemin nervor të njeriut

Anove, 2 shkurt – Penjtë e merimangës janë shumë të forta, merimanga mund të prodhojë perin e gjatë deri në 200 metra, andaj kirurgët dëshirojnë tashti të shfrytëzojnë disa penj për qepjen e nervave të këputura te njerëzit.
Në qendrën mjekësore të Universitetit të Hanoverit në disa hapësira speciale jetojnë në qetësi 30 deri 40 merimanga. Bëhet fjalë për llojin jug-amerikan “merimangën e artë të mëndafshit”.
Penjtë e merimangës janë shumë të forta, nuk këputen dhe për këtë arsye shkencëtarë nga dega për kirurgji plastike kanë vendosur t’i shfrytëzojnë për qepjen e përfundimeve (skajeve) nervore.
Shefi i kësaj dege, Peter Gogt me ekipin e tij dëshirojnë që këta penj t’i shfrytëzojnë për shërimin e pacientëve që kanë pësuar në aksidente, si për shembull me rastin e dëmtimit të krahut me motoçikleta. Atyre pacientëve shpesh herë nuk mund t’iu kthehet shqisa e prekjes në duar dhe gishta. Kurimi i tyre është i pasigurt sepse fijet nervore nuk munden të ringjiten. Ndërkaq, implementimi i perit të merimangës në krahun e pacientit do të duhej t’iu “tregojë rrugën” nervave për ringjitje.
Deri tashti testet janë kryer në dele dhe ato janë treguar të suksesshme. Së shpejti prova të tilla do të bëhen edhe në njerëz.