Per dashurinë

NËN SHIUN E GUSHTIT

Në një natë me shi
në atë muajin gusht
na i prenin petkat
që na binin ngusht.

Nuk kishim ombrella
zemra në zemër strukë
ne na ndau rrufeja
deshi me na zhdukë

Mua më dhanë një rrugë
ty të futën në mugë
nga ai gusht mallkimi
më nuk jemi dukë

Po të mori malli
të e shohish atë shi
eja se e gjenë
në dy sytë e mi.

S´DI SI TË THEM
Dua të të them yll
dua të të them hënë
atje më dukesh lart
dua të të kem pranë.

Dua të të them mollë
e ëmbël fryt i pemës
nuk mund të shoh në trung
dua të kem pranë zemrës.

S´di si të thërras
kam qindra emërtime
nuk dua të të lë pas
je portë e zemrës time.

Kur duhen dy zemra
nuk njohin largësi
herë futen në këngë
herë në poezi
ti ëndërron për mua
unë ëndërroj për ty
dy zemra t´bashkuara
bëjnë botë pa kufij.
Saherë të kujtoj
mbrëmje e agim
në zemër të ngroh
hyn në vargun tim
lexoj ti këto vargje
dhe mirë i kupto
unë të them të dua
ti mos thuaj jo…

ME TY

Një breshëri tërmetesh
dridhin shtratin tim
më troket një ëndërr
më thërret në takim

Në takimin tonë
udhërrëfyesja je ti
hapat ti numëroj
ndritë sikur shkëndijë
të përcjell me ëndëje
hiq pa përtesë
herë më end bulevardeve
herë dalim në kreshtë
më e madhja kujtesë.

Kështu rrugëtoi me ëndërra
me ty përçdo natë
herë dalim n´Prishtinë
herë dalim n´Çabrat.
për zgjedhje të titujve
ndjekim poezinë
në Hotel pesë yjesh
e ngrisim dollinë
më vardisen tjera
rreth meje mbërthejnë
veq teje lëvizje tjera
nuk dua të ndjejë
pas teje do jam
në flakën e zjarrit
vetëm të kem pranë
ja thyajm qafën mallit
desha në këtë çast
të sillem vërdallë
herë të puth në faqe
herë të puthë në ballë
o malli im zjarrë.
Ëndërra më sodiset
me muaj e vjet
mbyllja portën ëndërres
ktheje në realitet.

Ballina / Shkimtarë bashkëkohorë shqiptarë - Shaban Cakolli

Shaban Cakolli

Letrar dhe veprimtar i njohur kombëtar
Shaban Cakolli, u lind në Krilevë të Dardanës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Dardanë, kurse studimet në Univerzitetin e Prishtinës. Nga mosha fëmijërore u frymëzua për shkrime, kulturë dhe veprimtari kombëtare. Si i ri punonte me rininë e fshatit në grupe letrare, ku nxirrte gazeta të murit. Me shkrime dhe kulturë vazhdoi edhe në shkollimin e mesëm dhe univerzitar. Ka botuar shkrime në poezi, prozë dhe publicistikë në gjitha gazetat që botoheshin atë botë në Kosovë, ku edhe tani boton në gazetat dhe revistat që botohën në diasporë e Kosovë.
Ka udhëhequr jetën kulturore në vendlindje dhe mërgatë. Në Gladbeck ishte sekretar i SHKA “Aleksandër Moisiu” në kryesinë e Bashkimit të Intelektualëve Shqiptar në Mërgim(BISHM), është në Kryesinë e Lidhjes së Shkrimtarëve Artistëve dhe Krijuesve Shqiptar në Gjermani LSHAKSH.Ka botuar në gjuhën shqipe, gjermane dhe turke. Është i përfshirë në 18 antologji në gjuhën shqipe, një gjermane në mërgim dhe Kosovë.

Ka botuar:

“TOKË DARDANE”
“LOTI I ATDHEUT”
“DETI I QIELLIT”
“KRISMA E FJALËS”
“AGSHOLI”

Përkohësisht është me banim në Gjermani.

      • Updated - - -

SHEGË E ËMBËL

Porta të mëdhaja
kurrë s´kam dashtë
në to fati më ka përplasë
anë për anë globit i rashë
shoqen tënde kund se pashë
Këndej s´kam ardhë
se kisha halle
ç´paskan lindë nënat shqiptare
cila rreze ty të ka pjekë
moj e bukura e ëmbëla shegë
A je shegë ti,a je njeri
a mos je produkt sheqeri?
Mos je rritë ndokund n´Dardhishtë
bukur të rrin shkëlqimi syshë
E kam pas zemren me dry
ku e gjete ti atë shkathësi
në portë t´zemrës ti më ke hy
si tinëzare,ike shpejt
e lëndove si me shigjetë
tani zemra po dënesë
ja shkëpute ti njëren pjesë
dhe pa te ndihet e huaj
ti i thua më prit me muaj
lëngon zemra,thotë po vuaj
muaj ,muaj, shkon dhe viti
mos vono se s´mund të priti
ti pa mua dhe unë pa ty
lumturinë e mbyllim n´dry.