Për komente në Facebook, për pak sa nuk u vranë në Gjirokastër

Një i ri nga Gjirokastra (18 vjeç) për pak ka humbur jetën pas një sherri për disa komente në rrjetin social Facebook.Emiliano Basha (26 vjeç), nga fshati Taroninë në Gjirokastër, u përfshi në një debat me 18-vjeçarin në “Facebook”.
Por, debatet vijuan me ofendime dhe Basha vendosi që ta takonte personalisht 18-vjeçarin për “ta sqaruar”. Ai i doli para në Urën e Kardhiqit, ku dhe nisi të konfliktohej me të fizikisht.
26-vjeçari e goditi disa herë në trup dhe në fytyrë me sende të forta duke e plagosur. Falë dëshmitarëve, një ambulancë mbërriti në vendin e ngjarjes dhe e mori të riun për ta shtruar në spitalin e qytetit.
Policia arrestoi 26-vjeçarin.

Hahaha sa budallenj qe jan . Fiks si emri ures paskan qen