Për Renault Zoe elektrik nevojiten 15.000 euro

Në panairin e sivjetmë të automjeteve në Paris, Renault na ka shfaqur versionin koncept të automjetit të vet kompakt elektrik për qytet Zoe i cili, me disa ndryshime të vogla, së shpejti do të duhej të gjendej në prodhimin serik.

Me rastin e paraqitjes së tij me anë të raportit për media, prodhuesi francez ka lënë të kuptojë se automjeti i vogël elektrik nga pikëpamja e çmimit do të jetë konkurrent me automjetet kompakte për qytet të cilat kanë motorë me naftë dhe benzinë.

Ani pse Renault nuk ka zbuluar çmimin e saktë, mediet evropiane supozojnë se për një Zoe duhet numëruar 15.000 euro, që do të ishte çmim tërheqës nëse në këtë shumë do të përfshihej edhe çmimi i baterisë. Në fakt, Renault ka paralajmëruar se nuk do ta shes atë së bashku me Zoe, por paketën e baterive, në të njëjtën kohë pjesa më e shtrenjtë e automjetit, do t’u jepet blerësve me qira.

Se si do të funksionojë kjo politikë e prodhuesit francez në realitet, do të shohim në zbatimin e modelit elektrik Kangoo i cili bizneseve do t’u ofrohet me kushte të ngjashme. /Telegrafi/