Përdorimi i drejtë i misvakut

Për të mirat e misvakut kemi artikuj të ndryshëm kurse për mënyrën e përdorimit të drejtë të tij ka shumë pak të dhëna në gjuhën tonë. Këtu do të mundohemi të japim një sqarim më të qartë mbi përdorimin e drejtë të misvakut. Kurse nëse ndokush gjen gabime dhe përmirësime, janë të gjithë të mirëseardhur me udhëzimet e tyre.

Nga përdorimi i drejtë i misvakut është edhe arritja e higjienës së gojës me anë të tij.
Këtu keni disa informacione për përdorimin e misvakut.

Koha kur mund të përdoret misvaku:

  • Pas ngrënies:
    Me përdorimin e misvakut ju i lani dhëmbët tuaj pas secilit ushqim, por pa lënë ndjenjën e djegies të pastës së dhëmbëve pas larjes së dhëmbëve me anë të brushës dhe pastës.

  • Zvogëloni nervozitetin:
    Përtypeni misvakun dhe në atë mënyrë do të largoni nervozitetin tuaj – njëherit arrini edhe të mira për arritjen e higjienës së gojës! Përtypeni më mirë misvakun se lapsin!

  • Misvaku zen vend në secilin xhep të palltos, të këmishës, të pantallonave, në çantë dhe është një përcjellës i shkëlqyer për dhëmbë të shëndetshëm.

  • Pastrimi i dhëmbëve gjatë vozitjes së veturës

  • Pastrimi i dhëmbëve në vend të punës

  • Çdoherë me vete – në çdo kënd të shtëpisë, në restorant, në vendin e punës, në kohën e lirë, gjatë udhëtimeve etj.

Çka duhet marrë parasysh:

Ju lutemi të keni kujdes që gjatë përdorimit të misvakut mos të shtypni shumë në mishin e dhëmbëve. Sikur edhe me brushat normale edhe me misvak mundet që me anë të shtypjes së madhe të vjen deri te ndonjë lëndim në mishin e dhëmbëve. Për pastrim normal mjafton një shtypje e butë e misvakut në dhëmbë. Kurse vetëm për një masazh të mishit të dhëmbëve mjafton një fërkim i lehtë mbi mishin e dhëmbëve.

Për fëmijët misvaku është brusha ideale për të mësuar pastrimin e dhëmbëve, për në shkollë dhe për në aktivitete tjera. Në këtë mënyrë bëhet pastrimi optimal edhe i dhëmbëve të qumështit. Fëmija përtyp në fijet natyrale dhe të shëndetshme të misvakut, të cilat i pastrojnë dhe mineralizojnë dhëmbët. ________________________________________

Përdorimi:

  1. Përgatitja:
  • Para përdorimit të parë shpërlajeni misvakun me ujë që të zbutet pak. (Misvaku është më së miri të përdoret pasi të jetë futur në ujë trëndafili)
  • Qëroni lëvoren e misvakut përafërsisht 1-2 cm. në majë.
  • Nëse misvaku është tepër i thatë atëherë zbuteni majen e misvakut në ujë për një kohë të shkurtër. (Misvaku është më së miri të përdoret pasi të jetë futur në ujë trëndafili)
  • Përtypeni pak derisa të jetë formuar një lloj brushe në maje (sikur që shihet lart)
  1. Pastrimi:
  •     Pastroni gjithmonë prej mishit të dhëmbëve – lart.
    
  •     Pastroni edhe pjesët tjera dhe brendinë e dhëmbëve.
    
  •     Fijet që thehen gjatë pastrimit nxjerrni jashtë. 
    
  1. Ruajtja:
  •     Ruani misvakun në një vend të pastër dhe të thatë. 
    
  •     Edhe pas tharjes misvaku juaj është i butë. 
    
  1. Rivendosja:
  •     Nëse fijet e misvakut janë bërë shumë të buta dhe të çara, ju mundeni thjesht ta preni atë pjesë dhe të filloni prapë nga pika 1 si është përshkruar më lart.
    
  •     Pas 2-3 ditësh të përdorimit është e preferuar që të preni pjesën e përdorur dhe të përdorni pjesën tjetër. 
    
  •     Një dru i misvakut prej përafërsisht 15 cm. përdoret gati 4 javë, varësisht si dhe sa herë e përdorni në ditë.
    

Informacione të vlefshme:

  •     Misvaku është një produkt tradicional për higjienën e dhëmbëve dhe të gojës për të cilin na ka udhëzuar shumë i Dërguari i All-llahut salallahu alejhi ve selem.
    

Me mijëra vite misvaku është përdorur nga njerëzit, duke arritur veti shumë pozitive nga të mirat e kësaj brushe natyrale, e cila nxirret nga rrënjët e drurit të misvakut që njihet edhe me emrin (Arakbaum, Salvadora Persica).

Jo vetëm pastrimi mekanik, por edhe efekti dezinfektues dhe desodorues e bën misvakun një përcjelllës të përditshëm për dhëmbë të shëndoshë.

Të mirat e përdorimit:

  •     Era e mirë e gojës 
    
  •     Në çdo kohë dhe çdokund në përdorim
    
  •     Bëhet mineralizimi i dhëmbëve 
    
  •     Masazhë e mishit të dhëmbëve 
    
  •     Nuk ju nevojitet pastë e dhëmbëve pasi ajo i ka të gjitha vetitë e një paste
    
  •     Arrihet higjiena natyrale kohë pas kohe
    
  •     Parandalon formimin e pllakës dentare dhe gurëve, të cilët janë faktorët kryesorë në krijimin e problemeve të mishit të dhëmbëve dhe kariesit (prishja e dhëmbëve) 
    

Ibn Abbasi radijallahu anhu ka thënë se pastrimi i dëmbëve me misvak sjell dhjetë dobi:

  1. Freskon gojën
    
  2. Pastron trurin
    
  3. Krijon ndjenjën e të qenit i shëndoshë 
    
  4. E tret sekrecionin
    
  5. Eliminon murtajën
    
  6. E përgatit lukthin për ushqimin tjetër
    
  7. Përmban në vete sunetin
    
  8. Zoti i  Lartëmadhëruar këtë e dëshiron
    
  9. Rrit virtytin e individit
    
  10. I gëzon meleqtë.
  • Komentues të tjerë pohojnë se pastrimi i dhëmbëve me misvak:

  •     E mpreh kujtesën
    
  •     Adapton shqisat
    
  •     Forcon mishin e dhëmbëve
    
  •     Pastron të parit, pengon prishjen e dhëmbëve 
    
  •     Ndihmon tretjen
    
  •     Pastron fytin, i sjell dobi zërit të ngjizur ose të shterur
    
  •     E bën të folurit më shprehës
    
  •     Kthjellon njeriun e përgjumur
    
  •     Rrit aftësinë e të lexuarit
    
  •     Ndihmon individin për të falë namaz dhe të mësojë Kur’anin
    
  •     Allahu dhe melaiket këtë e dëshirojnë
    
  •     E bën njeriun më të virtytshëm.
    

Përktheu dhe përshtati nga gjuha gjermane: Suzana Hasani