Pesë arsye për të mos hequr dorë nga kafja

Ekzistojnë pesë arsye përse përdorimi i kafes është i dobishëm për shëndetin e njeriut. Revista amerikane “Eatwell Magazine” ofroi sot shpjegimet përse është mirë të përdorësh kafen, por gjithmonë në doza të moderuara.

  1. Ul riskun për infarkt. Pirësit e moderuar të kafesë, ata që konsumojnë nga një deri në tre kafe në ditë, kanë risk më të ulët për t’u prekur nga infarkti se sa ata që nuk e konsumojnë kafenë. Antioksiduesit që përmban kafja e bëjnë atë të dobishme për zemrën.

  2. Lufton diabetin. Antioksiduesit që përmban substanca janë në gjendje të rrisin ndjeshmërinë e qelizave të trupit ndaj insulinës, duke bërë trupin më në gjendje të vetërregullojë nivelin e sheqerit në gjak. Një studim tregon se ata që pinë katër ose më shumë kafe në ditë kanë më pak risk për t’u prekur prej diabetit të llojit të dytë.

  3. I bën mirë mëlçisë. Ndonëse në këtë fushë studimet nuk janë shumë të thelluara, ka një statistikë që tregon se përdoruesit e kafesë janë më pak të prekur prej çirozës se sa ata që nuk e përdorin atë.

  4. Rrit kapacitetin e trurit. Pirja e një deri në pesë kafe (ndonëse nuk rekomandohet m shumë se tre), shërben për të ulur rrezikun e prekjes nga sëmundja e alzaimerit dhe parkinsonit. Përbërësit e kafes ndihmojnë neurotransmetuesit të funksionojnë më mirë.

  5. Qetëson dhembjet. Dihet se mos moskonsumimi i dozës ditore të kafes shkakton dhembje koke, por studimet tregojnë se kafeina e ndodhur në 200 miligramë kafe është në gjendje të qetësojë dhembjet trupore, përfshi atë të migrenës.

Nje kafe ne dite po qe e mire dhe e pij! (express gjithmon!) 3 ne dite me duket pak si shume! Varet dhe ku je, pasi ne Shqiperi, 3-4 jane normale. Ne Greqi pihet nje sasi e madhe kafeje! Ne Itali 1 kafe eshte rreth 1-2 cm ne fund te filxhanit :slight_smile: :slight_smile:

me mujt me jap doreheqje une n`Cigare, kafen e pi si ujin :smiley:

HEhe si tha dhe icemani kafen e pi si uji :stuck_out_tongue:

Po si uji piket kafja :smiley: se nuk psheshet me buk :smiley: - si si uj? ne vend te ujit?

Kur te them un ore lexoje 100 her ate qe shkruaj ti jo e jo :stuck_out_tongue: hahah

Si uji ne kuptimin nuk na ben pershtypje se na ben keq a mir e pim si uji , ti kur pi uji mendon te ben keq

kuptova kuptova :slight_smile:

mundem edhe pa kaffe.

Do nje kafe ?

Jooooooooooooooooo:mad:

pat e nuk pat arsye une nuk e le kaffen sidomos ne mengjes