Pese fazat e ndarjes.

E PARA.

E MOHON

Shënjat:

Nuk pranon të besosh se u ndatë përfundimisht. I dërgon shpesh mesazhe, sepse nuk mund të pranosh se nuk do të jetë më pjesë e ditës tënde.

Si mund ta përballosh:

Shkruaj në një copë letër pse beson se u ndatë. Do të detyrojë të pranosh se ekzistonin probleme dhe të pushosh të idealizosh diçka që ka mbaruar.

(ZGJAT NJË JAVË)

E DYTA

NDIHESH E COPËTUAR.

Shënjat:

Sapo e ke kuptuar dhe ndihesh copa. Qan pa pushim dhe ndihesh shumë keq. Fillon ta mendosh me nje vajzë tjetër të mirë dhe bëhesh akoma më keq…

Si mund ta përballosh:

Duke i thënë vetes tënde se ky është rreziku me dashurinë: Vjen çasti që je copa, por kryesojnë çastet e çmendura të lumturisë që keni kaluar. Dhe që do të vijnë përsëri! Hape zemrën tënde tek shoqet e tua. Ke nevojë për inkurajim.

(ZGJAT GATI DY JAVE.)

E TRETA

ZEMËRIMI

Shënjat:

Pëson një këmbëngulje me gjërat e mbrapshta të atij dhe e akuzon ditë e natë për mënyrën se si tu soll. Ndihesh e lehtësuar kur dëgjon shoqet e tua që e … “zbukurojnë” me të gjitha fjalët e këqija dhe nevrikosesh me veten tënde që e dashurove.

Si mund ta përballosh:

Duke e nxjerrë inatin duke folur përpara pasqyrës! Mund ta shash, tia thuash të gjitha jashtë dhëmbëve, duke e uruar në mos gjënë vajze tjetër, dhe disa të tjera të tilla…
Sa më shumë ta mbash brënda teje, aq më shumë keq i bënë vetes tënde… Pastaj shko në ndonjë park apo lulishte. Do të ndihesh shumë e çliruar.

(ZGJAT NJË JAVË)

E KATERTA

BIE NE MELANKOLI

Shënjat:

Dalë nga dalë vjen në vete. Shoqet e tua rrallojnë telefonat, sepse mendojnë sepse nuk ke më nevojë për mbështetje.
Atëherë kupton boshllëkun që ai la pas dhe arrin në një pikë sa nuk gjen dot arsye që të ngrihesh nga krevati.

Si mund ta përballosh:

Duke u kthyer në zakonte e tua të para. Në fillim të duket mal, por me kalimin e kohës do të kujtosh se dije të kaloje mirë dhe përpara se ta kishe atë, dhe kështu do ta heqësh mendjen!

(ZGJAT GATI DY JAVË.)

E PESTA

MË NË FUND E PRANON SE JE NDARË

Shënjat:

Dhe një mbrëmje bie në gjumë dhe kupton se nuk e mendove fare gjithë ditën. Urime! Më në fund e vendose.

Si mund ta përballosh:

Duke kaluar mirë me shoqet e tua, duke shkuar në ndonjë parti apo festë dhe duke hedhur vështrime vjedhurazi tek djemtë e tjerë. Por kujdes, pa rënë me kokë tek djali i parë që do të njohësh. Vazhdo të njohësh njerëz deri sa të gjesh më të mirin dhe atë që te duket më i përshtatshëm me karakterin tënd.

(ZGJAT… NJË HERË E MIRË)

Hape zemrën tënde tek shoqet e tua.

EMAUS ce mke kujtu me kete kur kena qen mgjimnaz edhe na njona ishte ne keto periudha qe ke tregove ti…gjithmon u thosha hajde hapju shoqnise :lol:

E paskan zene telashet Emausin :lol:

I ke rene ne koke emaus! Tamam, por harrove nje gje vetem:
“ESHTE KOHA FAKTORI QE TE BEN TE HARROSH DIKE”! ESHTE KOHA ILACI I SHUME PLAGAVE"