PETA kërkon nga Gaga të zhvishet

Zyrtarët e organizatës PETA (Njerëzit për Trajtim Etik të Kafshëve), janë duke kërkuar nga këngëtarja Lady GaGa të zhvishet për ta.
Aktivistët e të drejtave të kafshëve ishin të impresionuar kur këngëtarja refuzoi një konferencë të shtypit për shkak se të shfrytëzimit të lëkurës në të. “E urrej gëzofin dhe nuk veshi lëkurë”, ka thënë këngëtarja.

Tash drejtuesit e PETA dëshirojnë që ajo të bashkohet me ta për të dërguar një mesazh të qartë rreth e qark botës, duke pozuar me vetëm disa letra të lojës.

“Ne shpresojmë të xhirojmë këngëtaren e ‘Poker Face’ duke mbuluar veten vetëm me karta loje”, ka thënë zëdhënësi i PETA