Picë më mish gjarpri

Finlanda deri më tani ka qenë në top listën e vendeve ku shërbehen picat e çuditshme, duke ofruar pica me mish dreri të egër, por picë me mish gjarpri? “Neighborhood Pizza” në Florida, SHBA, u ofron konsumatorëve të saj picë me mish të freskët të pitonit.

Sipas WPXI, restoranti “Everglades” për picat e saja shërben pothuajse të gjitha krijesat e gjalla që do t’i gjenit në moçalin lokal: bretkosa, aligatorë dhe lakër nga moçali.

Pronari Evan Daniell ka thënë për “New York Daily News” se këto shërbesa janë bërë shumë të famshme, çuditërisht. “Po i shesim gjithandej. Është një aksident i lumtur; gjithçka ka të bëjë me kreativitetin”, ka thënë ai.

Një picë e mesme “Everglades” kushton 45 dollarë, dhe kjo ndodh për shkak se mishi i pitonit kushton shtrenjtë, deri në 66 dollarë për kg. Pronari i lokalit thotë se do të shërbejë në të ardhmen edhe pica tjera të çuditshme, nga krijesat që mbyten në rrugë nga makinat, si rakun, armadillo dhe oposum.

i like that :stuck_out_tongue:

Ndonjë shije rëre do këtë! Skam provuar asnjëherë gjarpër :sup: