Pitsburg fiton 'Super Bowl'-in

Skuadra e Pitburg Stilers janë fituesit e ‘Super Bowl’-it për vitin 2009. Mbrëmë në finalen e madhe në futboll amerikan, Pitburg Stilers arriti të mposhtë skuadrën e Arizona Kardinals-it me rezultat 27:23, duke arritur të rrëmbejnë titullin e gjashtë në historinë e tyre.

Stilers-at deri te fitorja arritën në 35 sekondat e fundit, kur Holms arriti të pranojë një top nga Rotilsnerger dhe shënoi taçdaun për të sjellë gëzim të madh shumë tifozëve të tyre. Me këtë fitore trajneri i Pitsburgut, 36-të vjeçari Majk Tomlin u bë trajneri më i ri në historinë e futbollit amerikan që ka fituar titullin në SUPERBOWL. Përballja mes Pitsburg Stilers dhe Arizona Kardinals ishte finalja e 43 në historinë e futbollit amerikan.