Plagos babain e vajzës që donte

[b]Patos

Plagos babain e vajzës që donte

Qëlloi me shtatë plumba 48-vjeçarin, 6 orë pasi kishin debatuar

Një aventurë dashurie do t‘i kushtojë disa vite burg një adoleshenti nga qyteti i Patosit, i cili ka shtënë shtatë herë me pistoletë në drejtim të babait të vajzës që dashuronte. Ngjarja ka ndodhur të martën në mbrëmje, rreth orës 20:00, në stacionin e autobusëve të linjës Patos-Fier. Renato R., 16 vjeç, banor i qytetit të Patosit, ka qëlluar me shtatë plumba pistolete në drejtim të 48-vjeçarit Albert Llanaj, i cili fatmirësisht ka marrë vetëm tri plumba në gjymtyrë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia e Fierit bëri të ditur se gjashtë orë përpara atentatit, adoleshenti dhe viktima e tij kishin debatuar për shkak se Renatoja kishte ngacmuar vajzën 14 vjeçe të Albertit. Mësohet se ky i fundit e kishte qëlluar me pëllëmbë djaloshin, që më pas ka vendosur të hakmerret. 16-vjeçari kishte arritur të gjente një pistoletë të markës “Zastava” dhe është nisur për të gjetur babain e vajzës dhe e ka ndeshur atë në afërsi të stacionit të autobusëve për Fier. Djali ka nxjerrë menjëherë pistoletën dhe ka zbrazur gjithë karikatorin e saj në drejtim të atij që e kishte qëlluar me pëllëmbë në drekë. Plumbat e kanë prekur viktimën në krah, dhe në këmbë. Në vendngjarje ka shkuar menjëherë Policia e Patosit dhe e Fierit, por 16-vjeçari ishte larguar nga vendi i ngjarjes. Vetëm disa orë më vonë, Renatoja 16 vjeç është vetëdorëzuar në postën e Policisë së Patosit, nga frika e ndonjë e hakmarrjeje të mundshme.

Adoleshenti është marrë në pyetje nga oficerët e Policisë Gjyqësore të Fierit, të cilëve u ka treguar gjithë ngjarjen dhe ka pranuar autorësinë e krimit. Më pas dosja e plotësuar është dërguar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor të Vlorës, pranë seksionit të të miturve.

Nga ana tjetër, mjekët e repartit kirurgjikal të spitalit rajonal të Fierit, pohuan për gazetën se i plagosuri Albert Llanaj kishte mbërritur në gjendje të rëndë, pasi kish humbur gjak. Menjëherë ai është futur në njërën prej sallave të operacionit ku u është nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale, pasi kishte marrë tre plagë të rënda. Mjekët thanë se një plumb e kishte zënë në krah, një në kofshë dhe një tjetër në këmbë, pranë shputës. Po këto burime pohuan se 48-vjeçari Llanaj po mbahet nën kujdesin e mjekëve, në një dhomë të reanimacionit, por jashtë rrezikut për jetën.[/b]

po kur dashurojne dhe kalamajt, ec e merre vesh

ai e ka bo me shume per shpullen ma merr menja me i thone se kujt i gju m’shpull ti mer :smiley: