Plagosi babë e bir, vetëdorëzohet

FUSHE-KRUJE- Eshtë vetëdorëzuar në Komisariatin e Policisë Krujë shtetasi Aurest Cakoni, 27 vjeç nga Thumana i dyshuar se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasve Shkelzen Mana dhe Dervish Mana, babë e bir, duke shkaktuar plagosjen e tyre.

Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë, ku 27- vjeçari, fqinj me dy të plagosurit mendohet se si pasojë e prishjes së një fejese shtatë vite më parë është konfliktuar me familjen Mana.

Sipas policisë lidhur me këtë ngjarje po procedohet penalisht në gjendje të lirë edhe shtetasi Gani Cakoni, 58 vjeç.

po cfar behet atje ne shqiperi si duket te gjith paskan arme me leje!

shyqyr qe nuk kan vdekur asnj njeri e as tjetri :slight_smile:

Po keta u ndezen keq keshtu

erinaa labja e majdi mos gjykoni njeri kurre se asnjehere nuk i dini arsyet e verteta jo cdo gje qe shkruajne gazetaret eshte e vertet dhe mbi te gjitha nuk i dihet nje dite ju bjen te njiheni me te gjykuarin