Planeti Toke ?

Planeti Toke eshte foleja e ngrohte e jetes apo shtrati i saj i vdekjes? Me nepsin e pangopur per t’u pasuruar si dhe me injorancen e fajshme, njeriu po keput degen ku mbahet, po shkaterron burimin e vet jetesor. Si mund te parandalohet kjo katastrofe sa nuk eshte vone? Nuk besoj se ka njeri ne kete planet, te cilit nuk i intereson e ardhmja e tij. Natyrisht, dikujt kjo pyetje i intereson me shume, e dikujt me pak. Disa te ardhmen e tyre e shohin ne kuader te rrethit lokal, e te tjere e lidhin ate me te ardhmen e planetit. Sot eshte nje numer i konsiderueshem i atyre, qe te ardhmen e planetit e lidhin me galaktiken. Personalisht ndaj mendimin me ata njerez, te cilet te ardhmen e shoqerise njerezore nuk e lidhin vetem me perpjekjen e shkences qe me arritjet dhe zbulimet teknike, te perparojne kualitetin e jetes ne planet. Shkenca e tille mundohet te na binde se nuk duhet te shqetesohemi per resurset e tokes, sepse planetet fqinje kane potencial nga i cili, me teknologji te caktuara, mund t’i plotesojme kerkesat e njerezimit per te mirat materiale. Shkenca e tille mbeshtet filozofine e shoqerise konsumatore, duke harruar faktin qe e ardhmja e gjinise njerezore ne kete planet varet, para se gjithash, nga transformimi ideor i botekuptimeve mbi jeten dhe boten. Tragjedia e kohes sone eshte se individi dhe shoqeria jane fiksuar ne kohe permes doktrinave shkencore, qe kalojne nga nje gjenerate ne tjetren dhe nuk lene mundesi qe te shkelqeje bota e brendshme e njeriut.
Fuqia e brendshme e njeriut, fleksibiliteti dhe fuqite tjera edhe me tej, jane objekt perqeshjeje ne rrethet e ndryshme shkencore. Dominon nje qendrim i forte i njeriut te sotem qe ai eshte zoti i natyres dhe “kurora e krijimit”. Ky kompleks i superioritetit manifestohet si vetedije globale e njerezimit. Nga pozicioni i tille, me ndihmen e teknikes dhe teknologjise se arritur, nxitojme drejt se ardhmes pa nje perspektive te qarte dhe ne menyre te pameshirshme shkaterrojme bazen per realizimin e endrrave tona. Duke u besuar vetem mundesive teknike kemi humbur lidhjen me njeriun, me token, me gjithesine. Per ne eshte krejtesisht normale te besojme qe bota per shkak te zhvillimit te vazhdueshem te dijes dhe teknikes njerezore perparon drejt gjendjes edhe me te mire edhe me te rregulluar. Gjithashtu e shohim si normale qe tere jeta sa zgjat te kalohet ne synimin per fitimin e prones private, qe njerezit te garojne per prestigj me te mire permes grumbullimit te pasurise materiale, qe zhvillimin e qyteterimit e vleresojme ne baze te perparimit ne planin e prosperitetit material. Ne te vertete jeta jone eshte jete garuese, agresive dhe ambicioze, ose e terhequr, skeptike dhe difensive. Cilat jane ato forca lidhese qe na pengojne te tejkalojme te konceptuarit egocentrik te jetes, te vendosim ekuiliber te harmonizuar dhe te pervetesojme nje qendrim me universal, ku nuk do te jemi te ngjeshur nga ajo force e padukshme ne polet e ekstremiteteve? Ajo force, ne te vertete, eshte fuqia destruktive dhe vrasese e botekuptimit tone ekzistues mbi boten.
Qe botekuptimi i tille eshte i teri i pershkuar nga forcat destruktive, kjo lehte mund te shihet edhe nga analizat e problemit ekologjik si nder problemet qe njesoj rrezikon tere njerezimin, tere planetin, pavaresisht nga" meritat" e grumbullimit te te mirave materiale.
Per te pasur nje pasqyre me te kuptueshme te botekuptimit ekzistues, do te duhej kaluar ne menyre analitike neper te gjitha fushat shkencore qe e kane permbyllur sistemin ne te cillin tani jetojme, te cilin e meritojme duke u frikesuar paranoikisht per te gjitha format e ekzistences dhe te qenit tone.