Plerat hapësinore mund të dëmtojnë ekosistemin

Shkencëtarët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë paralajmëruar NASA-n, se sasia e të ashtëquajturave prlerat hapësinore në orbitën e Tokës janë një problem alarmant.

Lajmi është bërë i ditur pas publikimit të një raporti të Këshillit Kombëtar të Kërkimeve, i cili thotë se kjo “re” plerash mund të shkaktojë dëme fatale edhe për vetë ekosistemin.

Në këtë dokument bëhet thirrje urgjente për marrjen e masave për të limituar dhe ulur sasinë e këtyre mbetjeve hapësinore të cilat sillen rreth tokës.

Ekzistojnë të paktën 22 mijë mbetje metalesh të cilat sillen rreth orbitës. Ato janë shkaktuar nga shkatërrimi i satelitëve. Këto mbetje lëvizin me një shpejtësi 28 mijë kilometra në orë

Nga nje eshte eshte keq, por spo mbledhim dot plerat ne tok sa jan kete milenium, por syte hapur nga qielli, mos na bie ndonje cop hekur :stuck_out_tongue:

PO si ore i hidhni plerat ne Hapsir po aty ka kosha te posacem , Kalon Austronauti pa pik turpi hedh qensken me plera ne hapsir :stuck_out_tongue: