Plug: Pajisja që shëndrron çdo deponues të të dhënave në një Dropbox privat (video)

Kush ka deshire qe te kete qasje ne te dhenat e tij nga kudo qe ndodhet, ai kryesisht merr sherbimet si Dropbox ose Google Drive. Mirepo nese dikujt kto sherbime mund t’i duken si luajtes dhe jo te volitshme nga çmimi, atehere ai ka te beje me projektin e Kickstarter, “Plug”. Kjo pajisje ju mundeson qe te ndertoni sherbimin tuaj personal te ngjajshem me Dropbox.
Nga pamja e jashtme, Plug eshte nje kuti e vogel, e cila ne njeren ane ka nje lidhje per LAN (Local Area Network) dhe ne anen tjeter lidhjen per USB.
Lidhja LAN natyrisht duhet te lidhet me Router-in/Modemin dhe lidhja e USB me ato pajisjet tuaja te preferuara USB dhe ne fund, duke ju falenderuar nje USB-Hub, lidhja eshte e mundshme pa problem.
Me pas ju mund te keni qasje ne te dhenat e juaja nepermjet aplikacioneve te ndryshme dhe t’i sinkronizoni ato edhe ne mes pajisjeve te ndryshme.

Sinkronizimi megjithate nuk eshte i domosdoshem te behet. Nepermjet aplikacionit goxha te qarte, ju mund te zgjidhni se cilat skedare, perkatesisht folders te jene te disponueshme edhe offline dhe se cilat te mirren direkt nga Plug kur ju duhen. Çdo gje aty eshte e integruar ne nje strukture me folder dhe perdoruesi do te kete fare pak veshtiresi… Perparesi te tjera, si krijimi i foldereve te perbashket ose kopjimi i nje lidhjeje publike (eng. link) jane gjithashtu te mundshme.
Per te mesuar me shume rreth ketij projekti dhe t’a mbeshtetur ate, vizitoni lidhjen me poshte, ku aty gjithashtu do te shihini edhe videon demonstruese!

https://www.kickstarter.com/projects/cloud-guys/plug-the-brain-of-your-devices?ref=category