Po martohet Ivanka Trump

Po martohet Ivanka Trump

Vajza e miliarderit, Donald Trump, Ivanka, u konvertua në çifute shkaku i dashurisë ndaj Jared Kushner, botuesit njujorkez i cili për shembull mban The New York Observer, ndërsa dasma po përgatitet në pronën e Trump, Mar-A-Lago. Të dytë të lindur me lugë të artë në gojë, përfunduar shkollat më të mira, të punësuar në pozita udhëheqëse- janë vija të çiftit të ardhshëm Trump-Kushner.

Për t’u fejuar fillimisht me Jared, 28-vjeç, Ivanka u desh të konvertohej në çifute sepse ky ishte kushti i familjes së dhëndrit të cilët janë çifutë ortodoks. Por as për Jared nuk ishte e lehtë. Marrë parasysh se Ivanka është nënkryetare e firmës familjare Trump Organization në pronë të së cilës është edhe një argjendari, ai e pati rëndë të gjej një unazë me të cilin Ivanka do të mahnitet. Meqë para ka plot, nuk do ta ketë vështirë të shëtisë gjysmën e botës për një unazë.

Telashe në lidhjen e dy të rinjve shkaktoi babai i Ivanka, Donald i cili kundërshtonte konvertimin e saj në çifute. Përveç kësaj nuk mundi të gëlltitë idenë se babai i Jared, shkaku i mospagesës së tatimit qëndroi dy vjet pas grilave, megjithatë lëshoi pe dhe i lejoi të rinjtë që të dashurohen. Meqë data e martesës ende nuk dihet, ajo që dihet është se lokacioni do të jenë prona e Trump në Palm Springs, Mar-A-Lago vend ku i ndjeri Michael Jackson dhe Lisa Marie Presley në vitin 1994 kaluan muajin e mjaltit.

Miliardere dhe super e bukur, ky eshte fat!!! Kurse ai faqe shpuar :S

Po ajo faqa e shpuar ben lezetin , haha :smiley:

kur degjon per keto miljardjeret behemi pesimista ne miljoneret sa per bukuri te bejn miljardat.