Po vjen ma i madhi

Po vjen ma i madhi

Philip Kotler po vjen në Prishtinë me konceptin më të ri: Marketingu 3.0
I gjithë sektori i marketingut në Kosovë i ka sytë drejt datës 29 maj, kur në Prishtinë vjen eksperti botëror i marketingut strategjik - Philip Kotler.

Kjo ngjarje e madhe për shumë kë është vetëm një mundësi, ndërsa për ata që synojnë të mbesin në tregun e marketingut është një ëndërr. Philip Kotler është i guru i marketingut i cili mbetet lider në zhvillimin e konceptit të marketingut. Librat e tij përdoren në më shumë se 150.000 universitete në tërë botën.

Para më shumë se 35 viteve ai i prezantoi botës formulën e mirënjohur të marketingut 4P, që nga anglishtja përkthehen në: produkti, çmimi, vendi dhe promovimi (Product, Price, Place, Promotion).

Ndërsa në vitin 2012 ai do t’i prezantojë Kosovës, sikurse gjithë vendeve tjera në botë, marketingun e bazuar në vlerë, ose tashmë i njohur si Marketingu 3.0. Sipas këtij modeli, marketingu dikur ishte i bazuar në reklamë, pastaj në identifikimin dhe plotësimin e nevojave të konsumatorit, por tani marketingu ka të bëjë me përfshirjen e konsumatorit.

“Marketingu 3.0 do të thotë krijimi i vlerës për konsumatorin,” thotë profesori Philip Kotler.

Ato që janë thënë në librin e tij të fundit ‘Marketing 3.0’ do të diskutohen me pjesëmarrësit e konferencës më 29 maj në Prishtinë. “Sot duhet vrapuar më shpejtë për të qëndruar në të njëjtin vend”
//youtu.be/BVSX2P2C5Ww