Po vjen Ramazani!

Prapë po vjen, o Ramazan!
Sa gëzim për ne aman,
qe një vjet me padurim,
po të presim me gëzim.

Veç Allahu qoftë lavdëruar!
që këtë muaj e ka bekuar,
për njerëzinë kudo në botë,
Ramazanin që e ka dhuruar.

O sa shumë myslimanë,
lum për ty të gjithë po bëjnë!
Kanë filluar m’u përgatit,
sa më mirë ty me të prit.

Sa fort malli na është shtuar,
për ty o muaj i bekuar,
ne tërë vitin të përmendim
kur do vish Ramazan i uruar.

Ardhja jote na bën të lumtur,
se në ty gjendet mirësia,
ti je muaji më i mirë,
caktuar që të ka Perëndia.

Shpresë për ne je Ramazan,
Që Allahu të na shpëton,
me ty jetën të na lehtëson,
edhe shpirtrat të na i qetëson.

Veç Allahu qoftë lavdëruar!
që këtë muaj e ka bekuar,
për njerëzinë kudo në botë,
Ramazanin që e ka dhuruar.

te lumte a ty e ke nxjer kete?

gezuar ramazanin te gjitheve

Poezi shume e mire me pelqej, shpresoj qe te perfitojme nga ky muaj (mos te dalim thate)

e bukur kjo.gezuar ramazanin(un jam kristian po ec mo) te gjitheve:D:ciao:

poezi e bukur … shfrytezoj rastin qe te gjithe besimtareve musliman te ju uroj muajin e shejt te RAMAZANIT begati , shendet dhe lumturi ne familjet tua