Poetja jonË ganimete jashari

Ganimete Jashari
GANIMETE ABEDIN TËRBESHIT

Po me shpirt të nëpërkëmbur,
Po me zemër të zhgënjyer,
Nëpërdhëmbur, të brengosur,
Të mbërthyer, të plagosur.

Po me sy të mjergulluar,
Zgurdulluar, të lotosur,
E me buzë te shkërmuar,
E me dhëmbë të gjakosur.

Edhe nëna e Gjakovës,
Lindi vajzë e lindi djalë,
Ganimeten dhe Abedinin,
Të brengosur thanë ca fjalë,

Çohu pra, sot O Shqiptar!
Çohu!-Cohu!-mos rri zvarrë!
Troje e tua të legjendës,
Dhe të pushkës, edhe penës…

Bijë trima ç’u thotë nëna,
Kosovës si lule e si zambak,
Çoni në fund amanetet e thëna,
Sup më sup, e prag më prag…

Grykën e Gjakovës nuk e tremb,
Ratë ne betejë nëna u thirr, “Vaje”
Kosova në jetë u përmënd,
Lendinës lirisë u bête djep e paje.

Korbat nxijnë, e trishtim ndjellin,
Tokës i vërsulen, i ndalin diellin,
Sa herë u liruam,prap u prangosëm,
Plakur, krrusur gjer në prush - vatër,

Të ngihemi të gjithë, mjaft u njollosëm,
Më s’do jemi peng nga koha e kalbur,
Në mes të Gjakovës larinë vendosëm,
Tragjedia e turpit nga koha ka ardhur.

Gjermani i pabesë do me na mposht,
Fati i Kosoves rrotulloi një botë…
Shiko o njeri, ç’kepucë ke mbi kokë,
Fillin kanë ngatërruar në këtë botë.

Shtatë dimra shkrihen, se shpirti u sos,
Të njejtët thonj e sqepa dredha – dredha,
Abedin jetimi legjendë u muros,
Në shekuj ti mbetet, krisma edhe kënga…

Me një motër trime e nënën me brenga,
Me korbat nëpërkëmbë e thonjët si gjemba,
Plagosën zgalemin,sa e sa zgalema,
Histori e lashtë shkruar në bedena…

Ujqërit e tërbuar donin gjakëshqipëtari
Motër Ganimetja dhimbjen e mposht,
Vëllaut të vetëm po i shkon nga mali,
Lirinë në grykë të pushkës ta fali…

Në kupeqiellin nxirë i thotë ca fjalë,.
Shpresa mos këputen në jetë kurrë,
Endrrat mos të të vriten, liria ka dale,
Shiponja valvitet brënda në flamur…

Rrugën që nisëm , do na ndryshojë jetën,
Por korbat e zeza thonjë dhe thikë,
Abedinin trim e ther dhimbje e dekë,
Por trimi vdekjen nuk e paska frikë…

Me sqep të mëkateve trupin e tij shpuan,
Ujkaqenët gjermanë me gjak urinë shuajnë,
Motra e zeza motër,vetëm gjashtëmbëdhjet
Mijra fjalë të heshtura pëshperinjnë, vuajnë.,

Ky është fundi i të gjithë fundeve, në botë,
Dhe fillimi i te gjitha fillimeve, trimëria thotë.
Brënda shpirtit të vëllait me vrullet e rinisë,
U vaditën jetët e të gjithë Kosovëlirisë…

Pranverës së marrosur shpirti i po endet,
Gërshetat e zeza tunden si ag i bardhë ,
Luaneshës fjalët vrullojnë në buzë,
Liria nga malet është nisë me ardhë…

Klithma të djegura për villain lëshon,
Lotët i gëlltiti dhe gjermanin mallkon,
Gjaku i vëllait ja vërboi të dy sytë,
Por dhimbja larinë nuk mundet me mbyt…

E ndien, po shembet, koha nëpër sponda,
Në po ato elipsa rrathë kodra –kodra,
Korba - sorra sillen, eshtrat ia lam botës,
Nëna - nuse presin bashkë me zinë e vatrës.

Fëmijët rriten, mplaken, shuhen baballarët,
Ç’ështe ky qamet, veç për ne Shqiptarët,
Kemi qënë e jemi një popull i vjeter,
Me pushkë, penë, dituri dhe vepër…

“Gjeje rrugën moter se duhet të dalësh,
Sot kërkohen krisma, e jo lojë fjalësh”.
Nuk kam ku të qahem, s’po mundem vëlla,
Hakun do ta marr, nëse do t’shpëtoj,

Fal shpirt të frymoj, fal zemër të rrahë,
Nëpërkëmbur këmbësh, kurr; nuk jetoj.
O SOT, O KURRE,
Shokët luftëtarë të mbulojnë me flamur,
Ashtin kemi humbur, rrashte na bënë kafkën,
Por lirinë në shekuj nuk e moren kurrë.

Grabitën Ganimeten tragjedi e orës,
Litarët ia vunë në mes të Gjakovës,
Me duar lidhur si dimrat pa verë,
Trupi Ganimetes shpërtheu në pranverë…

Zemërimi i Kosovës u kthye në dritë.
S’duron më Kosova në forma pësore,
Mbi trojet e saj heronjtë, mrekullitë,
Janë lindje e re për të gjitha historitë…

      • Updated - - -

SIKUR , SIKUR

Vitet kalojnë errësira vjen e shkon,
Zemrën time e rëndon, e mbulon.

Me bëhet zëmra sikur copë thengjilli,
E djegur, e harruar në mbrëmje Prilli…

Më ngjet zemra me një qiri të ndezur,
Me flakë që digjet gjithmonë e etur…

Ujrat e marrin, nuk di se ku e shpien,
Qiriri i trupit më digjet , nuk e ndien?

Jam Larg, larg në fundbotë e harruar,
Dritën tënde Kosovë, pritur, ëndërruar…

Drita ime, ajo flakëz e vogël, epraruar,
Malli për ty, po më djeg, më ka pushtura…

Më dërgo një gur, një gjedh, një valë Drini,
Të lindë te unë bukuria, dhe vetë lulëzimi…

Ti, dritë e jetës, nga ku pres të më vijë bekimi…

      • Updated - - -

KUFIJT E ORES…

Tik tak… tik tak… sillesh si e dehur,
Në shumë sy dukesh ore e vdekur.

Rreh me dy akrepa, si ushtarë harqe,
Me një fytyrë të bukur, dhe një faqe…

Orët, vitet që më rrjedhin nëpër trup,
Trokitjet, muzikë e ëmbël,e pa fund, …

Motorr i jetës, ushqim i ndjenjes, lulëzime,
Që përcjell dhimbje, drithërimë dhe gëzime…

Trishtuar, në pamje, e vogl rreh ngadalë,
Porta mbyllur, e heshtur me mall, pa fjalë…

Orë e vogël, orë e trupit, orë - zemra ime,
Rreh në Suedi, mat mallin e Kosovës time…

Këtu natë, dhimbje, por ti më dhuron agime…

      • Updated - - -

KOSOVE

Këtë emër kur dëgjoj
Për një çast ndalet zemra,
Frymë marr e të kërkoj…

Bëj të flë, gjumë nuk kam,
I mbyll sytë një zë ndëgjoj,
Thërret Kosova, Prishtina…
Eja tek nae,ka zbardhë drita…

Këtu gjumi është gjumë,
Këtu dhe drita është dritë,
Dielli, hëna janë lumë,
Rrinë të presin çdo ditë…

Eja, ikë nga tokë e huaj,
Atje ku dita të bëhet natë,
Ku dielli shëndrit i artë,
Ku hëna duket e pa qartë.

O, vendi im, po të tregoj.
Kur frymë do marrësh lirë.
Atë ditë do të fluturoj,
Në prehrin tend për tu shtrirë…

      • Updated - - -

NJE ZOG I VRARE

Bije në tokë një zog i vrarë,
Frymë merr, ende është i gjallë.
Sa fort zemra atij i rrah,
Sa frikë ka, në duart e kujt ra?

E marr ngadalë nëpër duar,
Mundohem që ti ndihmoj,
Sa i pafuqishem ndihet zogu ,
Dhimbjen dëgjoj,kur ma tregoj.

Një pikë ujë ngadalë - ngadalë,
Në gojën e vogël, unë ja liroj…
E përkëdhel me duar, pa fjalë,
Me ëmbëlsi frikën ja largoj…

Zogu i vogël krejt i hutuar,
Dridhet, më shikon në sy,
Ka frikë se jam krijesë njeri.
Zogu i vogel, në duar e mia fli…

Dua një porosi të ta them.
Mbi vendin tim,ku malli flen,
Buzë Drinit te Bardhe ndalu,
Meujin e ëmbël pi dhe çmallu…

Mërre këngën e bukur, malet,
Mbulojë krahërrahje e jehona,
Atje cicërima jote te ndalet,
Me këngët dhe lahutat tona…

Aty bashkohet fyelli dhe qiftelia.
Aty është Kosova dhe Shqiperia…

      • Updated - - -

DHEU I HUAJ…

Unë jam e huaj,
Po, po, në një dhe të huaj,
Gjuhë tjetër flitet,
Fjalët e mia dhe shqipen,
Duhet të të heshtin, gëlltiten…

Ah, sa rëndë peshon ky dhe,
Larg vëndlindjes memes - Atëdhe…
Atje larg ku kam lind,
Atje larg ku jam rrit,
Atje kam zëmër dhe shpirt…

Nga ai vënd ruaj gezimin,
Nga ai vënd ruaj zëmërimin,
Nga ai vënd ruaj çdo gjë me mall,
Kam frikë në kët vend,

Këtu je i huaj, dhe vdes i gjallë…

      • Updated - - -

DHIMBJA E TOKES

Dushku bie mbulon token,
Sikur bëhet të mbulojë kokën,
Mbulohet mirë se mos ketë ftoft’,
Të bjerë gjumë për këtë mot.

Tokë, moj tokë, sa shumë gjëra mban,
Si nuk lodhesh nga tërë ky nam.
Dukesh e lumtur me tere keto ngjyra,

Të bukura , të hidhura, të përkryera

Je e lodhur me shumë gjëra,
Gjëmon, ulëron, qan e loton,
Askush nuk të sheh,e të ndëgjon.

Si të ishim, si të mos ishim,
Shumë herë thua ulërishëm.
Po çfar të besh, ti moj tokë,
Një ditë të dëgjojmë fuqishëm,

Me peshën e dhimbjes mbi kokë…

      • Updated - - -

FJALA E NENES ESHTE KUVEND.

Buza fjalën peng e mban,
Një vënd nënës si ndodhet pranë,
Prej lotëve bëre monoment,
Lavdi e vuajtjes sa njëmijë vjet.

Dimëruar si malet kreshtëzënë,
Eve mbeti, si pemët mardhuar,
Pranverë pa lule e pa hënë
Qiell malluar e mërguar.

Dimrakë kjo tokë, pa dashuri,
Eshtë mbyllur moti, e imja shtepi.
Duart e fryra nga uji i ftohtë,
Sytë e nënës mbushen me lot.

Ja fala veten mallit zhuritur,
E ktheu në blerim, Diell-Hënë,
E gjeti forcen lart për tu ngritur,
Me disa jetimë mbi supe barrë.

Përmes lotësh derdhen fjalët,
Si vjen drita përmbi mal,
Një kuvend me puthjet mjaltë,
Zemrës kurre si mbyllen plagët.

Malli i nënës nis të flasë,
Bëhet udhë e larë në dritë,
Zemra e nënës s’mund të vrasë,
Kurrë fëmijën që vetë lind e rrit.

Kthehu,nënë ,thotë pshërtima,
Të më shohësh dhe një herë,
Të mi puthësh sytë qiellit,
Emigrante nëpër botë si një erë.

      • Updated - - -

TY ENGJELL DRITE…

Lotet janë dhe nuk janë,
kripa e detit i ka tharë,
dielli etjen e ka lëruar
sytë e mi më jaë verbuar…

Malli i madh me ka zënë,
me qilim te zi me ka mbuluar…
Zemra, dhimbjen nuk nxen,
katran i valë gjaku i gatuar.

Te jetohet, të mos jetohet…
zhurmë e tmerrit mbulon mëndjen.
Fiket qiriri, lëron dritë hëna,
sekondi i drites zgjohem nga koma…

Më lërë të jetoj, o engjell dritë,
me lërë të shoh pa drita.
Mos ma bej terrin pa shpresë,
mos ma fik shkëndinë që prita…

Sot tu luta për shumë mote,
më lerë të bëhem një nënë loke…
Ne tokën timen me dergo…
Nje grusht dhe, dhe m mbulo.

Një flamur jastëk nën kokë me vër…
Dhe në botën engjëllore më lër…

      • Updated - - -

KUSHTUAR BABAIT TIM.

Hej, Baba.
Ti nuk e di sa qava,
Në këmbët e varrit tënd,
I mbylle syte pa më pasur pranë,
Pikat e lotit te mjaftuan vallë?

As me qeshje, vetmi, a lot,
Mbase fuqia e qënies na mposht,
Besimi si qivur rri mbyllur,
Lotin e ndalova ca fjalëti thoshja,
S’ka drejtesi, dhimbjen e mposhta.

Ti më solle në jete, kur dielli shkreptiu,
Si ndjellësis e dy dashurive,
Që rizgjohet me shikimin pa limit,
Dhe bota ju bë njeherësh dritë.

Ka ende rrugë për të berë,
Pashë nën tokë parajëses vërbuar,
Sytë e tu blu janë në pritje,
Në krye të shtëpisë’ gurëndërtuar.

Sa qiell ka rrotull kësaj bote,
Në atë copëz tok ku fle ti,
Trupi rri heshtur,fryma jote
Përr shpirtin në revoltë shtyrë,
Mbi pjesëzën e dheut tënd.

Na mblodhe baba,
Qe ditë e vështirë, ndaj qamë,
Përherë të parë çatia e kullës
Mbante kutiza aq te arta.

Sa e doje natyrën,
Flladin e Prishtinës, si puthje të fundit,
Dhe jetën e kafshëve në pyll,
Të bëje ndeë me sa të mundet.

Ti hapje derën e shtëpisë,
Pa kurrëfare çmimi, pa kriter.
Fjala e dhënë dhe mikpritja,
Të parit që në udhë gjen.

Do vijë për të fundit herë,
Përshëndetje në dhomzën time,
Me fjalën e urtë e të dlirë,
Duke bërë shtëpinë e madhe dritë.

Me babanë, duart dua ti takoj sërish,
Pa lodhje, pendime, kur më përqafonte,
Por këmbët u ngulfuan aty në vaj,
Që bubullonte dhe pa zë më gulconte.

Shikimi yt s’u dha as në qiellin e lartë,
Sa blu ka mbetur, e bardhë si dëbora,
Na le të krijojmë një tjetër streh,
Në borxhet e lirisë tonë…
Shpirti tu ndrittë.

      • Updated - - -

OH, SA LARG JEMI

Malli im per ty,
Si kjo dallgë, det,
Herë kalë krifëbardhë,
Që kërcen gjithë shend,

Valë e shkumëzuar,
Gjemtyrëve lëpihet,
Si kërcej ujëzojnë,
Peshës së dashurisë.

Nuk fle dot jo,
Marrosur po endem,
Atje ndër retë e tua,
Si pike vese tretem.

OH, sa larg që jemi,
OH sa larg, sa larg!
Koha nuk po vjen,
Që unë të rri në prag.

Ah, sikur të mundsha,
Të kisha lëkurë të dytë,
Në trup do të fshehesha,
Nga gojet e liga, dhe sytë,

Unë burimi - Ti etja,
Sa veshtirë është pa ty,
Unë frymë të të jepja,
Me gojë por, dhe me sy…

      • Updated - - -

ZJARRË E PRUSH…

Mbretëreshë zjarri do të quhesha,
Harku kthyes qe zhgënjyes,
Ne atë copëz qielli të heshtur,
Thinja bore do të shuesha.

Jam e djegur si frakëtare,
Dhimbjet mbushin çdo qelizë,
Ajo noton pa dritë, pa yje,
Godasin zemrën si me shtizë.

Kutisë Pandorës do i mbyll kujtimet,
Për mallin shpërfillur që se shëron,
Vendeve magjike do i fshehja,
Siguria e humbjes nuk mjafton.

Çelsin në sketërr për të mos e pasur,
Lotin nën sy e bëra shelg,
Siç ma thotë zemra prush e zjarre,
E shuajta prushin nga shiu litar.

Vite djegjesh,veten fshihja pas tyre,
Kurrë nuk dëgjova zjarrin flakë tërbuar,
Veç shprehjen e syve tret i bardhi ag,
Ti larg me ike, largësia mallkuar!