Poezi dhe kenge per femije

po e hap kete teme sepse dua te me shkruani sa me shume poezi dhe kenge per femije.
jam duke shpikur vete kenge qe tia kendoj goces, sepse ato qe kam pas ditur i kam harruar.
me kujtohen shume pak qe po i shkruaj me poshte si psh.

1)xhepi im i vogel cfare kerkon nga mua?
nje shami te paster per hundet e tua,
kur se ke me vete dukesh i shemtuar

  1. qengji vogel rri mendueshem bebebe
    pse me rri kaq i trishtushem bebeba
    do te shkojme bashke ne ara bebebe
    une mbledh lule ti ha bar bebeba

nejse me vone po shkruaj ndonje tjeter, pres nga ju ndonje poezi ose kenge

1.kam nje macke si arapke
them ti bej nje corapke
po corapken nuk e do
se do buke me liko
po likoja u thartua
macka ime u zemerua

2.ujku ka mbetur pa dhembe
ja theu kali me kembe
o sa mir o sa mir
ujku eshte ergersire.

(nerti keto mu kujtuan mua)

Nina- nina vajzes

Nina nina, vajzë e nanes
Mori cuce për bukuri
U bafsh si lule për hijeshi
Fle si gjingj e cohu si rrunxe
Qingja e nanes nina ni
Vajze u rritsh e u fejofsh!
U martosh e u lulzosh
Dalsh ti bij me hijeshi
E u permendsh-o për urti
Ju rritsh nanes e nalt me shtat
T’u baft shtati si bajrak
E t’u mushet fytyra me gjak
Nina nina po të perkundi
Gjumi vjen kadale kadale
Ec “emri i vajzes” me ma mare
Po vjen gjumi tuj pëvetë (duke pyetur)
E kam vu vajzen ne djep
Hajde gjum kadalë kadalë
A p’e merr ti shumë a pak
Nuk ta la por nji sahat
Flej moj cuce, e mshili syt!
Kur t’mi çilsh, i çilsh si hyjt
I çilsh si hyjt e çilsh si hane
Ani te rrisin bab’e nane
Po m’u rritsh me rob te tanë

Nina-nina, more pllum

Nina-nina, more pllum
Flej se nana te don shum
T’i m’u rritsh-o nafaklum
Nafak lum-o djal i ri
Dielli ty gjithmonë me t’pri
Kur te rritesh mor zamak
Tash gzon nanen ne konak
Kur te rritesh djal im
Ti moj zemër do m’dalsh trim

[hr:2r6zxtp5]
Ninull Fieri

Nina-nana sheqer ne leter,
mu befsh burr dhe plak me mjeker!
Nina-nana, t shkofte i bardhe moti, mu befsh trim si Kastrioti!
djepi tundet, nëna punon
djali fle dhe me s`degjon.

Ninull Tirane

Nina-nina çunin-o
për gjum pellumin-o perkun nate e perkun ditë, qe tme rritesh çik nga i cike

Të rrit nana ty asgan,
qe ti ngjash stergjyshve tanë,
te rrit nana trim me flete,
qe t`me japësh gezim ne jetë
nina nana çunin-o
merre gjume pellumbin-o

Ninull Kolonje

Nano nano djalënë
Se na zgjoi mëhallënë!
Kush e ka e kush e do
Kush e perkedhel kur do?
Djal’i vogël këto do
Lodrat edhe vallet-o!
O nanan, o nanan
Nenua t’u bëftë kurban
Që të ka e që të mban!
Ririri, ririri,
Kush të ka more flori
Ty të ka nenua në gji!
Nano nano djalënë
Që na zgjoi mëhallënë
Të ligat i mori lumi
Dhe i shpuri te Osumi!
Djalën na e zuri gjumi

Ninulle Shkodrane

Nina nina, o more bir
Flej se gjumi te ban mirë
Të ban mirë e te rahaton
Shtatin, bir, ta pushon
Gjumi gjumi rehatshumi
Vjen me te marrë porsi pellumbi
Nine e nine sheqer ne leter
M’u bafsh, bir, plak i vjetër!
ç’po i këndon-o djali gjumit
Si vida q* i këndon pellumbit
ç’po i këndon-o djali djepit
Si bylbyli ne gemb te plepit
Kndoi, kndoi, kndosh i bardhe
Rrite Zot, q* e ke fale!
Nina, nina, more bir
Flej, se nana te don mirë
Sa dekika q* ka sahati
Njashtu, djalë, t’u rritet ty shtati
Flej, o djalë se te ka fale Zoti
U bash trim si Kastrioti!
Flej, o djalë, ti flesh i bardhe
E gjithkund t’u dhashte mbarë!
T’a avite gjumi te kasnaku
Bir, te syni e te kapaku
Sa te mirë nana e ka djalin
Lum për Zotin q* na e fali
Ma ka fale, don me ma rrite
Ma gzosh emnin q* te kam ngjite
Mori molle, ma gzosh te rite!
Lumja nana, bir, q* te ka
Bir q* t’ka edhe te paste
Me te mira mbrapa te lashtë
Të mira, bir, sa zemra te dashtë!

[align=right:sd6anbzm]Nga Enciklopedia[/align:sd6anbzm]

Ja dhe disa kenge per femije qe mund ti shkarkoni ne kompjuterin tuaj dhe mund tia vini femijeve para apo dhe kur flene

[attachment=0:1elwuoz3]Kenge per femije - Festivali i pyllit.mp3[/attachment:1elwuoz3]

[attachment=2:1elwuoz3]Kenge per femije - Qingji i vogel.mp3[/attachment:1elwuoz3]

[attachment=1:1elwuoz3]Kenge per femije - Njeshi dhe zero.mp3[/attachment:1elwuoz3]

:zemer:

o renix une thashe ato poezi qe mbani mend e jo ti merrni nga interneti,hahahaha

po shkruaj nje tjeter
mace mace pis pis
cka dollapi qe leviz
eshte miu kacamiu
te gjitha pjatat i lepiu

Kur te botoj botimet e mia ateher :smiley:

ja dhe nje tjeter nga abetarja:

[b]Mbi degën e mollës,
më erdhi një zog,
-Ciu-ciu-ciu,-
më tha:- Të kam shok.

Abetaren zogu
në dorë ma pa:
-Mësomë edhe mua
të lexoj!-më tha.

Edhe ia filluam,
që të dy me zë:
Ai:-ciu-ciu!
Unë:- A, b, c! [/b]

Sa i dua lulet
Sa i dua lulet,
kam për to kujdes,
i ujis me gëzim,
mëngjes për mëngjes.

Ua di dhe emrat,
ngjyrat dhe aromat,
siç i di dhe festat,
kur ua dhurojmë.

Se lulet janë,
si zemrat plot dritë,
dhe bashkë me ne,
pranvera i rrit.

Me gëzime e festa,
mbushur jeta jonë,
me mijëra lule,
për ne lulëzojnë.

kjo ne festivalin e femijes.

Ç’ke harruar moj Valbonë?

Sot, kur shkonim për në shkollë,
Pse u ktheve si veri?
Ç’ke harruar moj Valbonë?
Ç’ke harruar në shtëpi?

Mos vallë stilolapsin,
Mos vallë bojrat në kuti?
Ç’ke harruar, moj Valbonë,
që u ktheve si veri?

Thotë Valbona e gëzuar:
-Asnjë gje s’kisha harruar.
Po, kur ika, u nxitova,
gjyshen nuk e përqafova.

nje tjeter nga Naim Frashëri

Zogu dhe djali

Një zog të vogël zuri një djalë,
Ai po dridhej dhe i thosh’ ca fjalë,
Nuk të vjen keq se jam i mitur,
Si ty i vogël dhe s’jam rritur,

Më pret im’ më si ty jot’ ëmë,
Të mos i vete, ç’bëhet prëmë?
Fjalët e zogut djali i dëgjoi,
Qau, e puthi, pastaj e lëshoi.

Per mbesen ja vlente te punoja ca dhe te ktheja disa kenge ne MP3, ku te gjithe mund ti shkarkoni dhe ti hidhni nje nje CD ku pastaj mund tia vini femijeve tuaj per ti degjuar, apo pse jo degjohini dhe ju per te kthyer ate nostalgji.

[highlight=#BFFF00:3q6g1x20]Shkarko:[/highlight:3q6g1x20]
[attachment=2:3q6g1x20]Kenge per Femije - Bubrrec.mp3[/attachment:3q6g1x20]
[attachment=1:3q6g1x20]Kenge per Femije - C’u rrezova.mp3[/attachment:3q6g1x20]
[attachment=0:3q6g1x20]Kenge per Femije - Dhurate per ditelindje.mp3[/attachment:3q6g1x20]

Tre kenge te tjera per femije:
[attachment=0:1mboywef]Kenge per Femije - Festivali i femijeve - orkestra e barinjve.mp3[/attachment:1mboywef]
[attachment=1:1mboywef]Kenge per Femije - Dy shqiponja.mp3[/attachment:1mboywef]
[attachment=2:1mboywef]Kenge per Femije - do re mi.mp3[/attachment:1mboywef]

[attachment=2:1fyu51c1]Kenge per Femije - gjelberimi.mp3[/attachment:1fyu51c1]

[attachment=1:1fyu51c1]Kenge per Femije - Hapa dollapa.mp3[/attachment:1fyu51c1]

[attachment=0:1fyu51c1]Kenge per Femije - Kanarina.mp3[/attachment:1fyu51c1]

[attachment=0:3vxxdpvy]Kenge per Femije - Macja le te lahet.mp3[/attachment:3vxxdpvy]
[attachment=1:3vxxdpvy]Kenge per Femije - Kominoshe.mp3[/attachment:3vxxdpvy]
[attachment=2:3vxxdpvy]Kenge per Femije - Kenga e gjyshes.mp3[/attachment:3vxxdpvy]

Dhe tre te tjera
[attachment=0:39gv5yew]Kenge per Femije - Qengji (qingji) i vogel.mp3[/attachment:39gv5yew]
[attachment=1:39gv5yew]Kenge per Femije - O sa keq. o sa mire.mp3[/attachment:39gv5yew]
[attachment=2:39gv5yew]Kenge per Femije - Ne tropik.mp3[/attachment:39gv5yew]

[b]Ja na erdhi Viti i Ri,
sa jam e gëzuar,
Porsi unë cdo fëmijë,
pret per ta festuar,

Bora zbardhi tej për tej,
fusha edhe male,
Viti i Ri do të na gjej’,
me këngë e me valle.

E stolisa bredhin tim,
me lodra me yje,
era jashtë me tërbim,
le të fryjë në pyje,

plot dhurata përsëri,
do më sjellë mua,
babagjyshi i Vitit Të Ri,
oh sa fort të dua.[/b]
[attachment=1:2orr25nl]Kenge per Femije - Viti i ri.mp3[/attachment:2orr25nl]

[attachment=0:2orr25nl]Kenge per Femije - Zilja tringellon.mp3[/attachment:2orr25nl]
[attachment=2:2orr25nl]Kenge per Femije - Sa do doja nje qenush.mp3[/attachment:2orr25nl]

[attachment=0:1rtiy1b3]Kenge per femije - Eja babi.mp3[/attachment:1rtiy1b3]
[attachment=1:1rtiy1b3]Kenge per femije - Dy shqiponja.mp3[/attachment:1rtiy1b3]
[attachment=2:1rtiy1b3]Kenge per femije - Bilbili dhe gjinkalla.mp3[/attachment:1rtiy1b3]

[attachment=0:1oc3n9k4]Kenge per femije - Humbi macja.mp3[/attachment:1oc3n9k4]
[attachment=1:1oc3n9k4]Kenge per femije - Globi rretullohet.mp3[/attachment:1oc3n9k4]
[attachment=2:1oc3n9k4]Kenge per femije - Festa e 7 marsit.mp3[/attachment:1oc3n9k4]

[attachment=0:28iq4xtx]Kenge per femije - Ne kopeshtin e shkolles.mp3[/attachment:28iq4xtx]
[attachment=1:28iq4xtx]Kenge per femije - Kur bejme gabime.mp3[/attachment:28iq4xtx]
[attachment=2:28iq4xtx]Kenge per femije - Ketu nuk ka lugat.mp3[/attachment:28iq4xtx]

[attachment=0:3226703x]Kenge per femije - Ti kendon si Naimi.mp3[/attachment:3226703x]
[attachment=1:3226703x]Kenge per femije - Sa bejn 2x2.mp3[/attachment:3226703x]
[attachment=2:3226703x]Kenge per femije - Paf.mp3[/attachment:3226703x]

[attachment=0:3v3tprrl]Kenge per femije - Tring zilja.mp3[/attachment:3v3tprrl]
[attachment=1:3v3tprrl]Kenge per femije - Tre derrkucat.mp3[/attachment:3v3tprrl]
[attachment=2:3v3tprrl]Kenge per femije - Titi dhe bicikleta.mp3[/attachment:3v3tprrl]

[attachment=0:12fhro9b]Kenge per femije - Une dhe kominoshet.mp3[/attachment:12fhro9b]
[attachment=1:12fhro9b]Kenge per femije - Une jam shqipe nga Kosova.mp3[/attachment:12fhro9b]
[attachment=2:12fhro9b]Kenge per femijet - Bashke Me Femijet.mp3[/attachment:12fhro9b]

Uroj tiu kene pelqyer!