Poezi dhe krijime per nenen

[b]Ketu mund te postoni vjersha, poezi dhe krijime te ndryshme per nenen.
Nena eshte nje nga personat qe ka dhe luan nje rol te rendesishem ne jeten e njeriut. Shume jane shkruajtur per te, qofshin ato pozitive apo negative,
sepse eksperiencat e gjithsecilit jane te ndryshme, gjithsesi nena mbetet nje nga personat me te rendesishem ne jeten e njeriut.

Ju ftoj te gjitheve te sillni krijime te ndryshme ne lidhje me nenen.[/b]

[b]Dua edhe une nje Nene.

Nene, sa vend ke tek une nene
Por sa shume ke te Krijuesi im
Perse me braktise o nene ?
Perse me le ne harrim?

Sa do te doja o nene
Qy ty te lagte loti im
Kete ma thote malli nene
Ma kish thene dhe Zoti im.

Ma kishte thene Zoti im
Vendin tend o nene tek une
Ma kish bere rrepte obligim
Te te doja shume, shume…

Me ty do te isha shume e lumtur
E ti poshte ne stoli me le me te padrejte
Ndoshta per ty nuk isha e shkathet e e bukur
Por do te te doja perjete, perjete …

Nuk jam e vetem o nene
Flas e qaj ne namazin tim
Te kerkoj, lutem per ty
Megjithese me le ne harrim.

Mundohu te kuptosh nene se jam vajza yte
Per ate qe linde valle s’te ka marre malli
ndoshta mi ke harruar fytyren edhe syte
Pasi dikur me flake porsi nje gur zalli.

Nene sme vure ti as emrin
Djepin kurre nuk ma tunde
Nene sta ndegjova kurre zerin
Si munde te ikesh si munde?

Nga syte e zjarrte rrjedhin lot
Ne zemren e brengte vlon shume mall
Acarin dielli spo e thyen dot
Ajsbergu i akullt behet me i madh

Nene te paktem me thuaj ku je
Te te shoh fytyren mekatare dua
Nuk jam e sigurt nese e imja nene je
Pasi po te ishe imja, do ishe sot me mua

Sa here u ndjeva e vetem o nene
Sa dhembje kam ndjere sa dhembje…
Sa me ka munguar dora jote nene
Qe lehte e lehte koken te me perkedhelte.

Sikur ta dish o nene sa ftohte kam ndjere une
Kur debora binte dhe era nuk pushonte
Ndersa une i mjeri i lagur e bere qulle
Nuk kisha nje nene qe rrobat te mi n’drronte.

Sa shume te kerkova dhe askund s’te pashe
Sa here u semura sa here per ty qava
Sa here ne enderr emrin “nene” thashe
Sa here me lotin tim jastekun e lava.

Sa here zemra ime ka pikuar gjak
Sa here goja ime vertiti renkime
E ti kurre o nene su bere merak
Se femia yt mbytej ne gulcime.

Sa here loti i vetmise rrugen time preu
Sa endrra vdiqen sa pasione vane
Sa here mungese e nenes zemen time theu
Sa brenga e trishtime thelle ne shpirt me rane.

Hyr moj nene ne shkolle se ke aty nje vajze
Qe mjaft bukur shkruan dhe di te lexoje
Shume nota te mira gjate vitit ka marre
Por nuk ka e shkreta se kujt te ja tregoje.

Ku je pra o nene dua te te shoh
Ma kuptuan hallin tere keto trotuare
Nuk kerkoj me shume vetem te te njoh
Te shoh zemren tende te ashper, mekatare.

Te kerkoj gjithkah por askund ste gjej
U bene shume kohe qe te flas me poezi
Mendoj se me do veteveten genjej
Kthehem te kerkoj deri ne pafundesi

Te kerkoj ty nene derisa te rroj
Derisa gjunjet ne kembe te me mbajne
Dua drejt ne sy nene te t’shikoj
Nese syte e tu me te mijet ngjajne.

Ku je pra o nene se spo te gjej dot
Te lutem me trego ku je fshehur ti?
Dua te shikoj a ke ne sy lot,
Ashtu sic kane lot te dy syte e mi?

Dua te shikoj o nene zemren tende
Ne eshte akoma e ashper, e semure
Dua te shikoj a ka ne te dhembje,
Apo zemra jote ska njohur dhembje kurre?

Sikur doren tende ta ndjeja mbi balle
Dhe si moshataret dhe une te gezoja
Po te ishim bashke si nena me vajze
Me as mbreterine nuk do ta lakmoja.

Kete nuk e them se jam i pasur
Por nga mallengjimi o nene po e them
Me mire preferoj te jem me ty, e varfer
Se mungesa e jote cdo ambicje shemb.

Cdo te diel e vetm neper rruge dal
Shikimin e hedh tutje me plot shprese e endje
Vizitoj nje stol te drunjte aty ne park
Lehatoj derrasat mos ndjej eren tende.

Te dielen qe shkoi stoli u semur
U vrer e nga dhimbjet rreth e rreth u nxi
Me dobet se ate dite se kisha pare kurre
Rene pertoke i kalbur nga lotet e mi.

Rrija tek ky stol pasi s’kisha tjeter
Ai u be streha ime e pare
Me kujtonte stoli nje histori te vjeter
Kur dikush me gjeti poshte tij duke qare.

U mundova ta ngrej por ne kembe nuk ndenji
Me pas nga keqardhja vershova duke qare
Zemra mu thermua ,shpirti fort me dhembi
Pasi stolin kisha te vetmin deshmitar.

Porosite e Zotit ti nene si zbatove
Te vetem me le te vuaj si e mjere
Detyrat si nene ndaj meje i harrove
Mendove se isha teresisht i pavlere.

Gabove nene e dashur, shume u gabove
Me flake poshte stolit ,tek mbytesha nga te qaret
Por dicka te madhe dot nuk e kujtove
Se ndihma e Zotit eshte per durimtaret.

Prandaj edhe une shume durova
Perballova sproven theva cdo trishtim
Te kerkova nene, kudo te kerkova
E tashme nga Zoti pres t’artin shperblim

Kerkova, kerkova ne brigje te kaltra
Ne dite te vrejtura , ne nete burg pa hene
Per vite te tera lart nje parulle mbajta
Dua edhe une nje nene, dua edhe une nje nene .

Kerkova, kerkova ne male te larte
Ne fusha te gjera ne kodra te shkreta
Me kembe te zbathura me syte te lagte
Por askund o nene, askund nuk te gjeta .

[/b]

[b]NENE JAM E LODHUR!!

Nene o nene jam mbet e vetmuar shum
Qdo pjese trupit me dhemb nene
Kam shum nete te gjata pa gjum
E tera jam e dermuar nene
Nuk gjej prehje askund!

E dij qe smund te me ndihmosh
E dij qe je shum larg meje
Te lutem lutjen te ma pranosh
Merrem afer teje

Pse nuk me pranon o nene
A je hidherua me mua
Jam e lodhur o nene
Te kesh meshire per mua![/b]

[b]
Asnjehere!

Asnjehere nuk te kerkova me shum o nene
Te te kem pran meje ne kete nate te gjate
Si duket eshte nje nate pa mbarim
Nate e perlotur me fatin tim

Doja te rrefehem per dhembje qe kam
Doja te tregoja si ndihem o nane
Ti trgoj plaget e shpirtit te vram
Dhe plaget e zemres qe sherim nuk kan

Nuk te gjej kot kerkoj mbeshtetje
Edhe qe shpirti flak me digjet
Mallin qe kam si ta shuaj o nane?
Ah sa shum sante per ty kam etje![/b]

[b]Nena

Sa e madhe ishe moj nane,
E me cfaqesh kudo qe jam;
Ne ballin tend kish nje vend
Sa krejt jeta ime qe qon!

Une qe isha i djallezuar,
Ne perleshje,me sherr e i ngaterruar;
Te shkaktova shume telashe,
Ti kurre s`me le te vetmuar.

Nje dite, me traste ne krahe
Me nise per ne horizontin tim;
Ne balle shkelqimin tend,
Ne zemer bartja bekim.

Kaluan muaj dhe vite
Decenje, qe s`i mbaje mend;
Ne zemer te bartja moj nane,
Ne shkolle,ne loje e ne kuvend.

Kur kisha provimin e fundit,
Ne anderr, ne salle te kam pa;
M`u cfaqe si nje yll
Nga gezimi, shume kam qa!

Tash ,qe prehesh ne amshim,
Une te kam prane-megjithese s`te kam;
Lengon ky shpirti im,
per vitet qe na ndane.

Kur te vjen vjeshta ime,
Le te jete nje dite pa shi;
Le te bjen puhize e lehte,
Te me merr e me bie te ti.

Ta shoh edhe nje here nanen,
Qe me bani kamb e dore;
Te qmallemi ne perqafim,
E te shkojme ne rrugen tone.

Nipat e mbesat tua,
le te luten kur te vijne;
Nje lutje per gjyshen
Nje per shpirtin tim.[/b]

[b]A kam valle une nje nene?

A kam valle une nje nene
qe te me doje me te vertete
a kam valle une nje nene
qe te me doje ne kete jete?

A kam valle une nje nene
qe te me doje mua?
A kam valle une nje nene
qe te me thoje “shpirt te dua”?

A kam valle une nje nene
qe te rrije prane saj?
A kam valle une nje nene
qe prane zemres te me mbaje?

Kam edhe s’kam
mjere une nene mjera.[/b]

[b]Nene

Nene dua te te kem prane
c’eshte ky mur Berlini qe na ndan?
Pse sna le te perqafohemi si gjithmone
nga njera-tjetra pse na largon?

Oh nene te lutem afrohu tek une
se te dua me te vertete shume
je gjeja me e shtrenjte qe kam ne bote
por me ty nuk po takohem dot.

Nene te lutem mos u largo pa me takuar
pse mos te jemi perjete te perqafuar
ej, ku shkon nene me prit
nene, o nene, te lutem mos ik.

Oh nene te lutem eja perseri
mendo per mua se jam ende femije
nene te lutem mos me ler
te hedhur, te braktisur, te mjere.

Nene eja perseri me diellin
eja dhe pastroje qiellin
jo vetem ate por dhe zemren time
mos e ler keshtu te zhytur ne mendime.[/b]

[b]Nene.!

Mos braktis te vetmen bije
mos i shkrumo zemren
Mos ja verbo syt,
mos e le pa emer

Mos nene mos me le te vetme
se pa ty fjalet skan vlere
Bota ska rendesi,jeta eshte e zymte
nene pa ty,mos me le nene ne rini…![/b]

[b]Nene

Me mungon buzqeshja jote
Me mungon fjala jote keshilluse.
Me mungon ledhatimi yt
Me mungon dora jote e bute.
Me mungon te me flasesh embel
Me mungon edhe te me bertasesh
Me mungon dashurija jote
Nene ti je krijesa me e embel e kesaj bote…![/b]

[b]O nene

Sa e sa dhimbje po mbaj ne gjoks
Sa e sa fjale me mbeten pa ti thene
Sa perqafime u ndan ne gjysme
Sa endrra mbeten pa i realizur
Ah nene malli,per ty po me djeg mua
Gjthcka u nda ne gjysme,pervec dhimbjes
Gjithcka mori fund,pervec loteve
Ah nene te kerkoj por ste gjej askund.[/b]

[b]PËR NËNËN

Sikur syte e saj te mund t’i shihja teksa ngrihesha ne mengjes,
Sikur doren e

saj ta prekja teksa ndieja mall,
Sikur shpirti im te mund te gjendej here pas here brenda saj
Do te isha e lumtur,

zemra do te me behej mal.

Sikur nga pak te merrja nga shpirti i saj,
Sikur lodhjen e rrudhave mbi balle
t’ia

shkepusja e ta merrja mbi vete,
Sikur cdo vuajtje te saj ta ndieja e ta ndaja brenda meje
Do te isha e lumtur, do me

behej se e kisha shpetuar.

Moshen t’ia rinoja, syte t’ia gezoja me ciltersi
Doren t’ia shtrengoja e ta mbaja

fort shtrenguar mbi gji,
Aspak te mos flisja, asnje zhurme, asgje ne ajer,
Vetem frymet tona qe do te perqafoheshin

Do te ndieja veten me mire,

Lot nuk do te kisha,
ata do te kisha lene per ata shpirtra pa fat
qe jeten ne

mergim e shkojne
e qe nenen dot nuk e gezojne
e rrudhat e ballit dot nuk ia largojne.

Te kam ne zemer o zemer

qe me jep fryme
per nje dite me shume
shprese e dashuri. [/b]

[b]Vjershë për nënën

Një herë isha e sëmurë
u treta , me ethe u drobita
nga shtrati
dot su ngrita Për netë të tëra nëna pa gjumë , pa ngrënë u pikëllua sy këputura ajo rrinte mbi mua mbi kokë më erdhën motrat , vëllau e plotë të tjerë po si kujdesi i nënës su gjenka asnjëherë se motrat i zu gjumi vëllau smund të duronte
kur hapa sytë
mbi mua prap nëna më qëndronte
Kur pashë atë mbi kokë
dy pika lot lëshova
më ngrohu buzëqeshja
atëherë u shërova
Prandaj në zemrën time
një emër është skalitur
një fjalë e shtrenjtë në jetë
oh , nënë emër i ndritur.[/b]

[b]Letra e Nenes"

Biri im, kjo eshte nje leter,
nga nena jote, nje plake e gjore.
Mbas kohes qe na largoi, si askend tjeter,
me ne fund lapsin mora ne dore!

Sa here loti rrugen ma preu,
mjegull e syve shikimin vodhi.
Diell i zjarrte acarin theu,
zemer e nenes tutje s’te hodhi!

O biri im, shoh qe je rritur,
je bere i madh, ne trup e mendjeŠ
Vec mos harro, gjykim i ndritur,
t’keqen flak nga shpirti, pa fjale, me endje!

Si te gjithe nenat, ashtu dhe une,
shikimin tres tutje, larg, tek e ardhmjaŠ
Kurre mos harro, te dua shume,
e drejta e nenes eshte me e madhja!

Te pakten kete leter, ti bir, lexoje,
aty, vec dhembjes, ka plot urime.
Me pas, ne do, grise, coptoje,
sic ke coptuar dhe zemren time!

Para 40 vitesh, kur nje doktoreshe,
per shtatzenine me lajmeroi,
mes shoqesh u ndjeva si luaneshe,
krah’i gezimit boten pushtoi!

Te gjitha nenat e dine se e mira,
merr tjeter vlere kur pret nje femije.
Bashke me agimet me te bukura, me te dlira
dhe det i trazuar i shqetesimeve do te vije!
8
Ne trup te mbajta jo pak, nente muaj,
flija e ngrihesha me veshtiresi.
Si mund te mendoja qe do t’behesha e huaj,
kur vuajtjet me shtonin vec dashuri!?

Asgje s’ma zvogelonte dashurine per ty,
dita-dites mezi prisja te te shihja.
E ku kish me te lumtur se ne te dy,
per te varrosur djallin rremihja, rremihja!Š

Gezohesha tek ndjeja t’emblat levizje,
per peshen tende, qe shtohej cdo dite.
Te ndjeja tek rriteshe dhembje pas dhembjeje,
mes momentesh te mbushura plot shpresa e frike!

Me ne fund erdh’casti kur ankthi larg humbi,
mes dhembjesh qe as lapsi, as gjuha s’mund t’i shprehe.
Mbas shume mundimesh jeta vdekjen mundi,
dhuraten qe ta jep Zoti askush s’mund ta bjerre!Š

E qara jote u perzie me lotet e mi,
te shihja e s’ngopesha nga gezimi, mrekulliaŠ
Per vite te tera te mbajta ne gji,
te lava, te shplava me duart e mia!

Prehrin e bera shtrat per ty, o bir,
qumeshtin tim ushqimin me te preferuar.
Ne netet e gjata t’i ndrisje si xhevahir,
une vigjeloja e qete, e lumturuar!Š

Lodhesha aq shume, qe ti te gezoje,
miresite e mesimit prisja te shijoja.
Prisja me padurim dic te me kerkoje
e me gjithe shpirt, bir, te ta dhuroja!

Kaluan mjaft vite e une me kete gjendje,
mendeshe e gezuar, durimtare e mire.
Per ty s’ndjeja lodhje, medyshje e hamendje,
sherbetore e papertuar, pa sqime, pa smire!Š

Dhe nuk te vonuan shenjat e burrerise,
kish ardhur koha per te te martuar.
Me ne fund po ndaheshe nga krahet e djalerise,
nje agim i ri te ishte afruar!

Martesa s’vonoi, ky ligj i bekuar,
por, oh, qe n’diten e dasmes zemra m’u thermua.
Lote gezimi me dhembje rridhnin ngaterruar,
nje re e cuditshme prane m’u afrua!Š

Dhe sot, sa keq qe s’je me ai qe njoh,
me braktise dhe e harrove, ti bir, hakun tim.
Kalojne vite te tera e une nuk te shoh,
zerin s’ta degjoj e kridhem ne trishtim!Š

O bir i dashur, s’te kerkoj shume, vec pak,
kete sjellje nenemira kurre nuk e priti.
Tashme jam e lodhur, e dobesuar, plake,
si e mohove ate qe te rriti!?

Nese nje e huaj dic do te dhuronte,
do t’i ishit mirenjohes, si ti dhe femija.
Valle, si mundi djali kaq shpejt te harronte,
miresite e nenes, nga zemerligesia!?

Sa here qe zemra ime per ty mire degjon,
sa shume qe gezohet, aq shtang e hutuar.
اfare gjynahu kam bere qe nuk me viziton,
mos valle hakun tend s’e kam plotesuar?!Š

O biri im i shtrenjte, dua te te shoh,
ne mes besimtaresh e jo me qafiret.
Me jep shperblimin e mos me moho,
meshira e All-llahut eshte per te miret!
23.
A s’ka ardhur koha qe zemra te te zbutet,
per nje plake te pervuajtur qe e coptoi malli?
Zemra e njeriut si aspak nuk tutet,
kur nenen e ka flakur porsi nje gur zalli!?Š

Jo bir, jo, s’do ankohem e lutem kunder teje,
s’do e shfaq zemerimin, do e bluaj ne vetvete.
Asgje s’ka fuqi te te ndaje prej meje,
packa se pikellimi po me tret nder vete!

Dyert e qiellit do te hapeshin shpejt,
s’do te kish pengese per lutjet e mia.
All-llahu do t’i pergjigjej kesaj nene te shkrete,
mbi ty e familjen tende do zbriste fatkeqesia!

Oh, jo, nuk do ta bej, se ti je im bir,
ke qene dhe do te mbetesh pranvere e jetes sime.
Ke ndritur e me ndrit porsi xhevahir,
packa se me ke lene mes detit plot gulcime!

Kthe rruge, biri im, thinjat po te dalin,
vitet kalojne shpejt e do te behesh plak.
Me lot te merzise ke per ta lutur dhe ti djalin,
e verteta eshte e vertete dhe haku eshte hak!

Ki frike te madhin Zot ndaj nenes qe te pret,
besimi i vertete di t’i mposhte pengesat.
Pendohu tek Krijuesi, si rob i sinqerte,
e dije se tek All-llahu grumbullohen ankesat!

Kushdo qe ben mire, qofte sa nje therrmije,
do ta shohe ate, pa me te voglin dyshim.
Por dhe denimi shpejt do ta arrije,
ate qe ben keq e s’ngutet ne pendim!Š

Marre nga libri me titull “Letra e Nenes” te autorit “Behauddin Gashi”[/b]

[b]Kam mall.

Sapo dielli lind
zogu nis shtegton
fjalet e mia nenes
me cicerima ai ja con

Ne ballkon del nena
e me lot ajo qan
per te birin ne mergim
ka mall ta kete prane

shume here mendoja
kur prane nenes rrija
sado larg te jem
ne zemren e saj te flija

ah moj nene e embla nene
ne zemren time je gjithmone prane
je per mua me te vertete
me e shtrenjta ne kete jete.[/b]

Pershendetje EMAUS dhe urime per keto poezi kaq te bukura, kaq te goditura dhe te arrira, dedikuar qenies me te shtrenjte per sejcilin ne kete bote ‘‘NENES’’…

Nuk e di nese jane poezi te tuat personale, apo jane te shkruara nga tjeterkush.
Njeren e kishe cituar ne fund qe i perkiste autorit Behaudin Gashi, ndersa te tjerat mendova se mos i ke shkruar vete.

Gjithsesi ajo cka doja une te te thoja eshte: Poezite jane te thurura mjaft bukur dhe embel, gje qe e ben lexuesin shume terheqes qe ne rreshtin e pare.

Me respekt: Saimo…

Duke qene se gjendem ne kete teme kaq te bukur, kam edhe une nderin dhe kenaqesine qe tju sjell nje poezi te timen kushtuar Nenes…

Shpresoj qe tju pelqej sadopak.

Lexim te kendshem…

[b]Larg Nënës!!!..

I pakënaqur e në vetmi,
po më ikën kjo jetë e shkretë!
Nëna më pret me lot në sy,
që të kthehem sa më shpejtë!

Buza më dridhet e s’flas dot,
e dhimbja në zemër më rëdon!
Në sytë mi ka vetë lot,
për nënën që aq shume më mungon!

U bënë vite që s’e shoh,
nënën time aq të shtrenjtë!
Mungesa e saj shpirtin ma ftoh,
këtu larg në të ziun kurbet!

Me mall e dhimbje e kujtoj,
dhe ndjehem keq kur s’e kam pranë!
Mërgimin e errët pa reshtur mallkoj,
që larg nënës po më mbanë!

Mallkoj jetën dhe fatin tim,
mallkoj ditën që jam larguar!
Vajtoj e derdh lotë pa pushim,
për ditët që larg nënës, jam duke jetuar!!!..[/b]

(Londër, Nëntor.2004)

bravo shum te bukura te gjitha

Nëse pyes për sinqeritetin !
Atë e gjej tek fjala e nënës time,
Nëse pyes për dashurinë !
Atë e gjej në zemrën e nënës time,
Nëse pyes për ngrohtësinë, butësinë !
Atëherë ngrohtësia, butësia e gjithë botës
është në shikimin mes dy syve të nënës time…

Shume te bukura te gjitha!

:’(